Alfred Zylfi/ Auditimi i performancës në 90 vjet KLSH

739
Në përvjetorin e nëntëdhjetë të themelimit të Kontrollit të lartë të Shtetit, silen ndër mend disa episode që janë për hërë të parë. Hera e parë që kremtohet një përvjetor i Kontrollit të Lartë të Shtetit që nga momenti i krijimit të tij pas 90 vitesh. Hera e parë që në vitin 2012 u krijua dhe u formua institucionalisht Departamenti i Auditimit të Performancës në KLSH. Hera e parë që Auditimi i Performancës me iniciativën e Kryetarit të KLSH-së zotit Bujar Leskaj u pranua, konsolidua dhe u sanksionua ligjërisht nga ligjvënësi si auditim në ligjin 154/2014 “Për organizimin dhe funksionimin e Kontrollit të Lartë të Shtetit”. Hera e parë në ligjin e veprimtarisë së KLSH përkufizohet “Auditimi i performancës” që ka të bëjë me auditimin e ekonomicitetit, efiçencës dhe efektivitetit dhe që përfshin: a) auditimin e ekonomicitetit, që nënkupton minimizimin e kostos së burimeve që përdoren në një veprimtari publike, duke mos cenuar cilësinë e tij; b) auditimin e efiçencës që nënkupton optimizimin e raportit burime-rezultate të veprimtarisë publike, duke modifikuar proceset, strukturat dhe gjithë zinxhirin ekonomik të vlerës, në përputhje me standardet kombëtare e ndërkombëtare dhe praktikat më të mira; c) auditimin e efektivitetit, që nënkupton vlerësimin e rezultateve përfundimtare dhe objektivave të vendosura, në përputhje me politikat e subjektit të audituar. Hera e parë në ligjin e veprimtarisë së KLSH-së që ka nen të veçantë për auditimin e përformancës: 
Neni 13, auditimi i performancës
1. Në auditimet e performancës, Kontrolli i Lartë i Shtetit duhet të vlerësojë nëse programet, organizimi i punës dhe proceseve, veprimtaritë dhe sistemet e menaxhimit të subjekteve të sektorit publik operojnë në përputhje me parimet e ekonomicitetit, efiçencës dhe efektivitetit.
2. Kontrolli i Lartë i Shtetit është i autorizuar të kryejë auditimin e performancës në çdo moment që e konsideron të nevojshëm. 
3. Kontrolli i Lartë i Shtetit publikon raportet e tij mbi auditimin e performancës. Hera e parë që për Auditimin e Performancës është botuar udhëzuesi i tij. Përmbajtja e tij është guri i parë i themelit në ngrehinën e re të auditimit të performancës në Kontrollin e Lartë të Shtetit, ai përcakton strukturën që udhëheq konceptimin, planifikimin, kryerjen, konkludimin dhe ndjekjen e auditimit të performancës. Qëllimi i tij është që të asistojë audituesit në arritjen e një cilësie maksimale në kryerjen e auditimeve të performancës; të stimulojë kompetencën profesionale të auditueseve këtu në Kontrollin e Lartë të Shtetit; të ofrojë një bazë për kryerjen me sukses të këtyre lloj auditiveve dhe t’i mundësojë publikut të gjerë dhe përdoruesve specifikë përftimin e një perspektive dhe kuptimi më të mirë të praktikave dhe profesionalizmit të KLSH.

Hera e parë që për Auditimim e Performancës është botuar Manuali i tij. Manuali i Departamentit të Auditimit të Performancës është dokumenti i dytë strategjik departamental pas Udhëzuesit të INTOSAI-t botuar në Dhjetor 2012 dhe i treti në rrafsh institucional, pas Planit Strategjik të KLSH-së, publikuar në Korrik 2013. Gjenerimi i këtij suporti empirik reflekton disa aspekte strategjike dhe konkretisht: 1. Vizionin dhe filozofinë e strukturave drejtuese për një KLSH moderne, bashkëkohore, shkencore, këshilluese, aktive në jetën sociale, ekonomike e mediatike të Shqipërisë. 2. Rolin dhe rëndësinë që auditimi i performancës ka në konsolidimin e këtij vizioni, të dokumentuara tashmë në Planin Strategjik Institucional 2013-2017, të projektuara me mençuri e largpamësi në Ligjin e ri për KLSH-në, nr. 154/2014, dt. 27.11.2014, dhe të nxjerra në pah e të theksuara vazhdimisht në marrëdhëniet me palët vendase dhe të huaja të interesit. 3. Eksperiencën tashmë mbi 2-vjeçare të audituesve tanë në këtë lloj auditimi, si edhe trajnimet e ëorkshopet e shumta në të cilat ata kanë marrë pjesë. 4. Rritjen dhe forcimin e mëtejshëm të këtij lloj auditimi, për të akumuluar dije e njohuri, asistuar agjencitë publike, rritur vlerën e parave të taksapaguesve dhe ndihmuar Kuvendin për një vendim-marrje të shëndetshme dhe transparente. Ky manual i shërben jo vetëm audituesve të Departamentit të Performancës, por të gjithë kolegëve tanë të departamenteve apo drejtorive të tjera, të cilët kryejnë, kontrollojnë, trajnojnë, rekrutojnë apo thjesht iu pëlqen të studiojnë mbi performancën brenda kuadrit tonë ligjor e rregullator. 
Në një kohë të dytë, kur auditimi i performancës të urbanizohet si koncept në administratën publike, manuali mund t’iu shërbejë edhe strukturave të auditimit të brendshëm që vendosin të angazhohen në këtë fushë sfiduese dhe realisht frytdhënëse… Hera e parë që për Auditimin e Performancës janë botuar Indikatorët e tij. Ky udhëzuesi starton me përkufizimin e fokusit të funksionit të komunikimit dhe vijon me identifikimin e kërkesave për një funksion komunikimi modern dhe vlerë-shtues, të cilin indikatorët matës synojnë ta parametrizojnë për t’ia bërë më lehtë organizatës arritjen e tij. Indikatorët synojnë të jenë mjaftueshëm të plotë, në mënyrë që të mund të aplikohen për të gjithë spektrin e administratës publike. Organizatat duhet të identifikojnë ato pjesë të fokusit që aplikohen brenda tyre, pra nëse ato disponojnë të gjitha buxhetet, operative, administrative, për projekte specifike, etj., apo vetëm një apo dy prej tyre… Hera e parë që KLSH ka organizuar ëorkshop dhe atë në Auditimin e Performancës. Hera e parë që tre botimet Udhëzuesi, Manuali dhe Indikatorë të Auditimit të Performancës u paraqitën dhe u shpërndanë në sallën plenare të Kuvendit të Shqipërisë me rastin e festimeve të 90 vjetorit të krijimit të KLSH-së, ndërmjet dhjetëra botime të tjera po të këtij institucioni, pjesa më e madhe e të cilave janë botuar tre vitet e fundit. Sa shumë për këtë herë të parë në festën e 90 vjetorit të krijimit të KLSH-së!
Sigal