Korrupsioni në mjekësi, Arrestohet një mjek dhe 2 infermierë të spitalit Psikiatrik të Vlorës

511
Një mjekë dhe dy infermierë të spitalit Psikiatrik të Vlorës janë arrestuar mesditën e 10 qershorit 2010 ndërsa një tjetër është shpallur në kërkim, pasi dyshohen se kanë lëshuar dokumente mjekësore fletë drejtimi për në KMCAP, (Komisioni Mjekësor i Caktimit të Aftësisë për Punë) kundrejt kryerjes së pagesave.
Hetimet kanë nisur kryesisht nga Prokuroria e Vlorës, pas transmetimeve të emisionit “Fiks Fare” në datë 28.05.2015.
Ndërkohë Gjykata dha masën e arrestit burg.
“Nga hetimet e deritanishme lidhur me këtë procedim penal janë krijuar dyshime të arsyeshme dhe të bazuara në prova se punonjësit e Spitalit Psikiatrik Vlorë kanë lëshuar dokumente mjekësore, fletë drejtimi për në K.M.C.A.P, kundrejt kërkimit dhe marrjes së përfitimeve të parregullta, me qëllim kryerjen e veprimeve të lidhura me detyrën dhe funksionin e tyre.
Konkretisht, ekzistojnë dyshime të arsyeshme se shtetaset D.B., Laureta Selimaj, me detyrë mjeke pranë Spitalit Psikiatrik Vlorë, si dhe shtetasit Lindita Kanushi dhe Arsen Kadënaj, me detyrë infermierë pranë Spitalit Psikiatrik Vlorë, në bashkëpunim me njëri tjetrin, kanë kërkuar dhe kanë marrë nga shtetasi E.T. një shumë prej 50.000 lekë, me qëllim lëshimin e dokumentit mjekësor, fletë drejtimi për në K.M.C.A.P për vëllain e tij shtetasin A. T, “ thuhet në njoftimin e prokurorisë.
Në vijim të veprimeve hetimore lidhur me këtë procedim penal, pas kërkesës së Prokurorisë, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Vlorë në datën 10.06.2015 ka vendosur që të caktojë masën e sigurimit “arrest në burg”, për D.B., Laureta Selimaj, Lindita Kanushi dhe Arsen Kadënaj, të dyshuar për kryerjen e veprës penale “korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”, të kryer në bashkëpunim, të parashikuar nga neni 259 dhe 25 i K.Penal.
Vendimet gjyqësore iu janë ekzekutuar nga shërbimet e policisë gjyqësore të Drejtorisë së Policisë së Qarkut Vlorë, përveç shtetases D.B. e cila është shpallur në kërkim.
Sigal