Gëzim Zilja: Dukuria Artan Lame në tranzicionin shqiptar

239
Sigal

Gëzim Zilja, Ish-kryetar i Bashkisë Vlorë

“Në vitin 2019 legalizohet nga Lamja i pakorruptueshëm dhe pas një jave shëmbet për interesa publike. Në dokumentat e legalizimit siparfaqja është 340 m2, ndërsa në ato të dëmshpërblimit 450 m2. Pronari u dëmshpërblye me një shumë prej 2(dy) milionë eurosh. E gjithë kjo aferë mban firmën e Artan Lames që dhjetë vite më parë betohej: “… Ndërsa unë do mbetem ai që jam, më mirë Lek Dukagjin a Zahari i së shkuarës, sesa pusht interneti i së sotmes…”

“Ikni, ikni dhe ju pas të madhit dhe le të këndojë qyqja mbi këtë gërmadhë…”

Krahas politikanëve të të gjitha ngjyrave, që janë kthyer në persona të urryer për korrupsionin e lidhjet me krimin e organizuar, janë dhe një aradhë tjetër historianësh, arkitektësh, artistësh, analistësh, akademikësh e profesorësh, që nuk hyjnë në grupin e parë, por që janë aktivizuar nga politika, duke marrë poste të rëndësishme. Kur janë në opozitë ata shfaqen si veprimtarë parimorë, guximtarë e atdhetarë të zjarrtë. Me ardhjen në pushtet të partisë, ku bëjnë pjesë, sjellja e tyre ndryshon, duke u kthyer në shërbestarë të bindur, qen roje të liderit të partisë dhe rëndom në hajdutë ordinerë. Ky lloj intelektuali kur është në pushtet është më i rrezikshmi, më i ligu, sepse kërkon të imponojë atë, që i shërben pushtetit dhe jo atë që është e vërtetë dhe që dikur ai ka luftuar për të, kur ka qenë opozitar. Si shëmbulli më tipik paraqitet veprimtari i shoqërisë civile për mbrojtjen e trashëgimisë kulturore, Artan Lame, sot drejtor i Agjencisë Kadastrale Shtetërore (AKSH). Le të kujtojmë disa çaste të atdhetarit, patriotit, idealistit dhe trimit me fletë Lame, kur ishte në opozitë. Shkrimet e tij si opozitar i kam vlerësuar (edhe pse shpesh me teprime) për të vërtetat, profesionalizmin dhe guximin qytetar. Më ka bërë përshtypje për finesën, stilin, humorin, ironinë therrëse dhe cinizmin e pashëmbullt, shitur për sinqeritet. Ndër objektivat kryesorë ishin shkrimet kundër pushtetit autokrat të ish-kryeministrit Berisha, korrupsionit dhe sigurisht “si kalë beteje” kishte luftën për mbrojtjen e trashëgimisë kulturore. Në artikullin me titullin rëqethës “Ikni” (2012) shprehet  i revoltuar: “ … Të gjithë po i zë ethja të matin distancat nëpër harta, numërojnë orët, presin bileta, prenotojnë avionët, lidhen në telefona me kushërinjtë e periferive të qyteteve të Europës, bëjnë gati valixhet, shesin apartamentet dhe bibliotekat e gjyshërve dhe duan të ikin, të ikin, një orë e më parë. Në fund do të na mbetet në veshë zëri tragjik i Kadri Roshit, tek thërret ndën gunën e Plakut Mere: “Ikni, ikni dhe ju pas të madhit dhe le të këndojë qyqja mbi këtë gërmadhë…” Dhjetë vite më vonë sipas të dhënave të Institutit të Statistikave, gjendja është shumë më e rëndë; numri i atyrë që janë larguar nga Shqipëria gjatë mbretërimit Rama-Lame ka kaluar 700.000 dhe braktisja e vendit po kthehet në një alarm të madh kombëtar. Tashmë në pushtet mendimtarit dhe atdhetarit, me gjithë shokët e vet ua ka prerë gjuhën KM-ja e heshtin si gurë varri… Më tej në shkrimin me titull “Solomoni ynë” ai bën një analizë të thellë të sjelljes dëshpëruese të kryeministrit Berisha, gjatë një takimi me banorët e Bathores: ”… Ditën që një shtetar detyrohet t’u drejtohet direkt nënshtetasve të vet për t’u zgjidhur hallet, duhet të pranojë fillimisht se ka dështuar në ngritjen e shtetit funksional…” A vlen sot kjo logjikë për kryeministrin Rama, për bisedat e tij kilometrike në sheshe, fusha e male me shqiptarët, dialogët legjendarë me popullin në facebook, për t’u zgjidhur hallet, e intervistat e stërzgjatura, të përditshme nëpër TV? A ka dështuar Rama me këto biseda në ngritjen e një shteti funksional, si dikur Berisha?

“E akuzonte Apollon Baçen për prishjen e dy bunkerëve gjermanë, në hyrje të Pogradecit, shatërvanin para parlamentit, kabinën elektrike të asaj kohe, dy vepra mesjetare në Shkodër, shtëpinë e Flamurit në Korçë, të cilat i kishte hequr nga lista e trashëgimisë kulturore, duke përfunduar:  “E mbyllëm gojën se ky shpirtkazmë ishte hazër t’i vinte kazmën çdo gjëje që thoshim ne, sikur edhe Mikelanxhelo ta kish ndërtuar…”

“Debat për debat”…

Në shkrimin “Debat për debat,” Lame kërkon, që për planin rregullues të qendrës së Tiranës dhe veprime të tjera të pyeten arkitektët, urbanistët, historianët dhe për këtë kryqëzon Bashën e Berishën, sepse:  “ Sqarimi publik, transparenca e vendimmarrjes, debati publik janë detyrime kushtetuese, ligjore dhe morale, që qëndrojnë në themel të sistemit që po përpiqemi të ngremë…” Sot kur vetë autori i këtyre shkrimeve është në majat e pushtetit, ndodhemi përballë fakteve të tmerrshme, më skandaloze nga ato që ai ka shkruar dikur: Nuk pati debat të hapur për prishjen e Stadiumit Kombëtar, të Teatrit Kombëtar, përçudnimit të Sheshit të Flamurit në Vlorë etj, etj., Si është e mundur kjo për Lame Trimin, që qante e lante për një pemë të shkulur në bulevardin e rrugës së Elbasanit? Dikur qeveria demokratike hodhi idenë e ndërtimit të një stadiumI të ri! Tepër i shqetësuar shoku Lame i ndodhur jashtë shtetit, shkruante: “ …I telefonova Fatos Lubonjës për të folur për marrëzinë e radhës që po planifikohet, shkatërrimi i stadiumit “Qemal Stafa… (Bashkëjetesa. 2012)” Dhe më tej: “ … Tha (Sali Berisha. Shën.im) se 100-vjetori i shtetit shqiptar do të na gjejë me Stadiumin e Ri Kombëtar të ndërtuar. I thamë prapë se nuk mund të prishte Stadiumin që ishte, pasi qe monument kulture, se duhej ngritur një stadium i ri nga themelet, në vend tjetër, e plot argumente të tjera….( Ndërtonjësi i madh)” Qeveria Demokratike më vonë u tërhoq nga ky vendim dhe u shpreh se ishte fjala për një stadium të ri, jo për prishjen e atij kombëtar.

“Tashmë Pallati i Brigadave do t’i jepet në përdorim miqve e shokëve të Rama-Lames për 30 vjet. Me projektin e paraqitur aty do të ndërtohen restorante e kafene, kinema dhe një pjesë e Pallatit Mbretëror do të përdoret për hotel e motel. Po pse nuk flet o trimi Lame?!”


Sot nga Stadiumi “Qemal Stafa” nuk ka mbetur asgjë. Vetëm për shkatërrimin e stadiumit u harxhuan plot pesë milionë Euro, por edhe këtë radhë Lame-Shkreli nuk u ndjenë. Kjo më bën të besoj se kanë konsumuar jo një lugë, por një kazan me çorbë të prishur, përndryshe diçka duhet të thonin për Teatrin, Stadiumin Kombëtar, Sheshin e Flamurit dhe mullarët e gropat në Sheshin Pavarësia të Vlorës?! Apo interesi i xhepit është para historisë dhe trashëgimisë kulturore? Hë mo trim, pyet populli ynë zemërmadh, e fukara, pse nuk flet sot për këto shkatërrime? Për shkuljen e disa pemëve, prishjen e gardhit rrethues dhe dy fortinove te Pallati i Brigadave, gjatë zgjerimit të rrugës së Elbasanit, Lame shkruan: “… Pallati i Brigadave është një prej objekteve të vetëm me vlerë europiane, që ka mbetur brenda kufijve shqiptarë. Është i projektuar dhe realizuar nga arkitektët më në zë të epokës së vet. Ndërsa barbarët e Tiranës,( Qeveria demokratike. Shën, im) pikërisht në ditët kur po broçkullisin për integrimin europian, po vinin dorë mbi të me kazma dhe ekskavatorë (Të pabesët 2012).” Tashmë Pallati i Brigadave do t’i jepet në përdorim miqve e shokëve të Rama-Lames për 30 vjet. Me projektin e paraqitur aty do të ndërtohen restorante e kafene, kinema dhe një pjesë e Pallatit Mbretëror do të përdoret për hotel e motel. Po pse nuk flet o trimi Lame?! Mos ke shkuar për inspektim në xhunglat e Amazonës o ish kryembrojtësi i kulturës kombëtare shqiptare dhe të kanë zënë rob fiset e atjeshme? Kur flitej për këto prishje, drejtor i Monumenteve të Kulturës ishte Apollon Baçe! Lame i sulej atij, plot urrejtje: “…

“Ky palo-Plani heq nga mbrojtja të gjitha zonat e trashëgimisë së qytetit dhe ua hedh ujqërve në gojë për t’i shqyer e betonizuar. A vlen sot kjo logjikë për kryeministrin Rama, për bisedat e tij kilometrike në sheshe, fusha e male me shqiptarët, dialogët legjendarë me popullin në facebook, për t’u zgjidhur hallet, e intervistat e stërzgjatura, të përditshme nëpër TV? A ka dështuar Rama me këto biseda në ngritjen e një shteti funksional, si dikur Berisha?”

Para disa ditësh u miratua plani i ri rregullues i Tiranës.

Ky palo-Plani heq nga mbrojtja të gjitha zonat e trashëgimisë së qytetit dhe ua hedh ujqërve në gojë për t’i shqyer e betonizuar. Një gjë e tillë nuk mund të ndodhë assesi e s’ka si e bën Bashkia, nëse Instituti i Monumenteve më parë nuk thotë bjerini, e nuk i heq i pari nga mbrojtja. Për të na siguruar që edhe kjo proçkë ishte e tija, drejtori Apollon Baçe, doli vetë në televizor dhe deklaroi se zonat dhe objektet që u hoqën nga mbrojtja nuk kishin asnjë vlerë. Për më tepër, në vitin 2007 vetë Apolloni e kishte shpallur sërish monument kulture atë objekt, ndërsa tani, tre vjet më pas, prapë po vetë ai doli t’i hiqte statusin dhe pa pikë turpi të deklaronte se Piramida ishte objekt pa vlerë…(Punë të pista)” E akuzonte Apollonin për prishjen e dy bunkerëve gjermanë, në hyrje të Pogradecit, shatërvanin para parlamentit, kabinën elektrike të asaj kohe, dy vepra mesjetare në Shkodër, shtëpinë e Flamurit në Korçë, të cilat i kishte hequr nga lista e trashëgimisë kulturore, duke përfunduar:  “… E mbyllëm gojën se ky shpirtkazmë ishte hazër t’i vinte kazmën çdo gjëje që thoshim ne, sikur edhe Mikelanxhelo ta kish ndërtuar! Ndoshta e bën se tani që është plakur, i vjen inat që kalatë e kishat tona do të rrojnë edhe pasi ai të mos bëjë më hije mbi dhé; apo e bën se i duhen pará për të shtyrë pleqërinë dhe ca qejfe që nuk i shkojnë moshës së tij; apo thjesht për t’u bërë qejfin atyre, që e kanë vënë në atë detyrë…(Punë të pista).” Më tej Lamja ngre zërin deri në kupë të qiellit se burgu i Spaçit dhe i Sarandës duhet të ruhen e të kthehen në Muze, të ndaloheshin ndërtimet në kalanë e Krujës, etj etj. Megjithëse Artani është kritikonjës i përkorë, me Apollonin e ka prishur etikën, kur i përmend qejfet në pleqëri!? Po Apolloni kur ishte në fron, ka zbatuar porositë e partisë në pushtet dhe ndoshta autori kishte të drejtë, kur thoshte se i është dashur ndonjë lek.

“Dikur Lame Trimi, që qante e lante për një pemë , nga  jashtë shtetit, shkruante se: “ I telefonova Fatos Lubonjës për të folur për marrëzinë e radhës që po planifikonte PD-ja për, shkatërrimi i stadiumit “Qemal Stafa… Sot nga Stadiumi “Qemal Stafa” nuk ka mbetur asgjë. Vetëm për shkatërrimin e stadiumit u harxhuan plot 5 milionë Euro, por edhe këtë radhë Lame-Shkreli nuk u ndjenë. Kjo më bën të besoj se kanë konsumuar jo një lugë, por një kazan me çorbë të prishur, përndryshe diçka duhet të thonin për Teatrin, Stadiumin Kombëtar, Sheshin e Flamurit dhe mullarët e gropat në Sheshin Pavarësia të Vlorës?! Apo interesi i xhepit është para historisë dhe trashëgimisë kulturore?”

Endrrat e Musolinit për ‘Tiranën si kryeqyteti ballkanik i Perandorisë’ dhe plani i ri rregullues i Tiranës

Po citoj një përmbledhje të shkurtër sesi e vlerësonte z. Lame, Bulevardin e Madh dhe veprat e ndërtuara gjatë tij nga italianët:“Pas pushtimit italian, në ëndrrat e Musolinit, Shqipëria do të ishte baza fillestare për Perandorinë e Re Romake në Ballkan. Në këtë skemë, Tirana do të luante rolin e kryeqytetit ballkanik të Perandorisë…I gjithë plani i ri rregullues i Tiranës, bulevardet, godinat madhështore, ishin në funksion të këtij projekti ballkanik. Natyrisht që për këtë projekt, italianët mobilizuan arkitektët e tyre më të mirë, që i bie të ishin praktikisht edhe më të mirët e botës, që të projektonin qytetin e së ardhmes. Dhe e bënë…(Shëmbuj rezistence)”. Por kur gjithë këto mrekulli si Stadiumi u rrafshua, Teatri u kthye në varr të hapur në mes të Tiranës, Kulla e Sahatit u mbulua me qefin, dhe Tirana po shpërfytyrohet me pallate dhjetëra katëshe pa asnjë studim urbanistik, gjithë ata socialistë arkitektë, urbanistë, historianë, që vërtetësisht e kuptojnë se çfarë po ndodh pse nuk bëzajnë. Pse ngarkojnë të na mbushin mëndjen pilivesat, shamikuqtë, apo konet e ish Bllokut se këto janë kryevepra të Ramës? Në sheshin para stadiumit, pronë publike u ndërtua një godinë tre katëshe, e cila për dymbëdhjetë vjet nuk u legalizua. Në vitin 2019 legalizohet nga Lamja i pakorruptueshëm dhe pas një jave shëmbet për interesa publike. Në dokumentat e legalizimit siparfaqja është 340 m2, ndërsa në ato të dëmshpërblimit 450 m2. Pronari u dëmshpërblye me një shumë prej 2(dy) milionë eurosh. E gjithë kjo aferë mban firmën e Artan Lames që dhjetë vite më parë betohej: “… Ndërsa unë do mbetem ai që jam, më mirë Lek Dukagjin a Zahari i së shkuarës, sesa pusht interneti i së sotmes…” Mendja na shkon për dreq se në ato 110m2 shtuar qesim dhe dy milionë dollarë dëmshpërblim do i ketë zënë dhëmbi gjëkafshë edhe Lames… Dukuria Lame është nga më të spikaturat në tranzicionin shqiptar sesi një intelektual në opozitë është atdhetar, denoncues i “pamëshirshëm” i korrupsionit, kur fiton partia e tij shndërrohet në frikacak mjeran, që mbush institucionin me hajdutë e llum njerëzor, që shkelin ligjet, e vjedhin paratë publike të një populli të varfër. Me dhjetëra janë nëpunësit e ASHK-ve këto vite që janë dënuar me burg, janë në procese gjyqësore ose janë hequr nga puna, por Lamja, si ato qiparizat e varrezave, ngrihet madhështor në këtë katrahurë, ku numri hajdutëve në zyrat e AKSH-it rritet e rritet si shushunjat në ujin e ndenjur të kënetave. Sikur të kishim vetëm një Lame apo një Shkrel… Sot janë një hordhi e tërë…

(Vijon)