Mot i paqëndrueshëm, shi dhe vranësira, si pritet të jetë dita e sotme

90
Sigal

Shqipëria sot do të jetë nën pushtimin e një moti të paqëndrueshëm. Qendra ciklonike vijon të jetë ende aktive në mesdhe, duke u furnizuar me masa ajri. Për rrjedhojë, në vendin tonë do të ketë reshje shiu.

Gjithashtu, sot do të kemi alternime kthjellimesh dhe vranësira të pasuara nga reshje shiu, me intesitet mesatar në mesditë dhe pasdite.

Era do të jetë me drejtim Jug- me shpejtësi 10-15 m/sek në bregdet. Valëzimi do të jetë i forcës 5 me lartësi vale 1,0 deri në 1,5 metër në det të hapur. Temperaturat do të jenë rënie.

Temperaturat minimale dhe maksimale:

Zona malore       4/11°C
Zona e ulët         6/17°C
Zona bregdetare 10/17°C.