Shqipëria është zgjuar sërish nga lëkundjet e tërmetit gjatë natës së sotme. Sipas shërbimit sizmiologjik vendi ynë është goditur gjatë natës nga një tërmet 4 ballë i shkallës rihter.
Tërmeti ka qenë me epiqendër në detin Adriatik vetëm 14 kilometra larg qytetit të Vlorës. Lëkundjet janë ndier në qytetin jugor, ndërkohë që nuk raportohet për dëme materiale.






















