Një ngjarje e thjeshtë ka dhe të rrallën (simbolikën) e saj në mes: të dukshmen dhe të padukshmen. Ajo i ka kaluar sinoret e familjes, tek fqinjët për rreth, duke i kapërcyer më tej, në opinionin e gjerë qytetar, si “pjesëza e parë“ e njohur nëpër rreshta. Një personazh i zakonshëm, sa dhe i jashtëzakonshëm, Ismail Bejnikaj në qytetin e Vlorës e ka ridimensionuar veprimin e tij, në mënyrën recitiviste, e kondicionuar me aspiratën e hershme të qytetarëve shqiptarë, funksionimin e shtetit në shërbim të qytetarëve, me gjithë kapacitetin e tij, (si) pas votës së zgjedhësit. Përtej veprimit të tij, dhe brënda ballkonit të apartamentit të vogël, i moshuari shihte shpesh grupe njerëzish nëpër kryqëzime rrugësh me pishë të ndezur në duar duke lutur e kërkuar… Prijësit e munguar!
Babait, gjyshit, xhaxhait, dajos këto ditë i kanë ardhur bijtë e bijat, nipër e mbesat, edhe nga jashtë vendit!
Secili ndez nga një qiri, përkrah qiririt të tij…
Dhe…përballë tyre, harbutëri-lukunia për të fikur qirinjtë…
I moshuri ka nxjerrë këto ditë plus edhe një qiri të veçuar…
Televizionet vendore në kronikat e tyre trasmentonin shëmbjen e ndërtimeve pa leje, zaptimin e plazheve në vijën bregdetare të qytetit të RILINDJES, Vlorë. Pse jo? Vetëm në këtë vijë, po edhe brenda në qytet, ku janë bërë hatara të mëdha: ndërtime po dhe zaptime në gjithë qytetin, insitucionet shëndetësore etj, në çdo pallat rrugë e rrugicë, harbutëri-lukunia ka pushtuar e zaptuar prona, rrugë e rrugica, cënon liritë dhe të drejtat qytetare, kërcënojnë edhe jetën e tyre…
Kohë më parë një televizion lokal shfaqi një kronikë rrënqethëse. Në Ujin e Ftohtë ku njerëzit vinin buzët për të pirë ujë direkt nga burimi, u thahet buza! Edhe burimit shekullor i kanë vënë kapakun marrëzi, madje kanë ngritur dhe murin (klonin) për të bërë plazh- Prapsi- Paria!
Edhe përballë kësaj marrëzie, rrënim-shteti, harbutëri-lukunia fërkon duart dhe vazhdon t‘i fikë ende qirinjtë e ndezur të moshuarit dhe pasardhësve të tij…
DUKE U LUTUR…
Ka vite, thonë njerëzit që e kryen këtë ritual i moshuari në ballkonin e apartamentit, duke kërkuar prijësit e munguar edhe përgjatë fushatës zgjedhore të 25 Qershorit…
I moshuari, që i përket moshës së tretë, kishte parë qysh përpara çlirimit nga emigrimi jashtë vendit. Kjo, ndoshta e bënte të vuante më shumë deri dhe në këtë moshë. Ai kryente një rit të rrallë, i nisur qysh në vitet 1990, të rinisur në prag të 25 Qershorit 2021 dhe i ricikluar me intensitetin maksimal tashmë në prag të shtatorit, kur do të mblidhen Kuvendarët dhe do të zgjidhet (zgjedha) Qeveria e RILINDJES!
I moshuari Ismail Bejnikaj po lutet ende përpara flakëve të qirinjve: “Zot! Na ndihmo dhe ne shqiptarëve të bëjmë shtet për të gjithë shqiptarët“… “T’u dalë për zot të gjallëve, zot edhe të vdekurve, të cilëve po u shesin edhe pllakën e varrit“. “T’u pres hovin mizorëve“! Madje këndon nën zë vargjet:
“Preja hovin mizorëve,
mos trego dhimshuri,
se shtypjen mbi shtypjet,
e quajnë drejtësi“…
Flakët e qirinjëve të ndezuar këto mbrëmje shpeshë herë, i mbulon me gjoksin e tij, duke hapur xhaketën, për t’i mbrojtur nga era dhe nga yryshi i harbutëri-lukunisë së harbuar. Hovi i harbutërisë-lukunisë fryn edhe përpara, kullave të shtetit, institucioneve të votës së zgjedhësit të 25 Qershorit! “Bëj thirrje e lus kush mund t’më kundërshtojë, le t‘më argumentojë të kundërtën“,- thotë në ambiente të ngushta gjysh Ismaili! Të vihet në pozicionin e një qytetari të pa njohur dhe të paraqitet përpara këtyre “bunkerëve“ qoftë dhe në ZRPP, zyra e Regjistrimit – Çregjistrim-Ngatërrimit të pronave si modeli i toksikuar, të mbirë si kërpudhat, dhe të gëlltisë një majë lugë nga kjo gjellë farmak! Grup-lukunia nga ana tjetër e rrugës, dhe brenda portave të këtyre zyrave-zgjyra shante e mallkonte nga poshtë të moshuarit: “Çfarë shteti kërkon“?! “Të dh…shtetin“! Në mbrëmje tërhiqej sërish i drithëruar i moshuri prapa derës së ballkonit. Dhe kur mendonte se atyre do t’u ishte prerë gjuha, hovi, sërish del me druajtje tek qirinjtë për t’i rindezur përsëri…
RADHËT RRITEN…
Një mëndjendritur shkruante kohë më parë, në një të përditshme shumë shkurt: “Po rritet përditë kopeja e idiotëve në radhët e shoqërisë sonë. Radhët po shtohen edhe nga ata që i pëkasin ADN-s time”. Nga ata madje kanë pushtuar pushtet, institucione dhe tundin grada!… Këto ditë ky i moshur, i njohur nga kjo “bëmë“ e rrallë, jo vetëm në Vlorë, duket se e ka mposhtur frikën dhe trumbeton: S ‘(e) ka fituar deri më tani edhe duelin e ashpër, të quajtur sipas tij: “Midis qytetarisë dhe lukunisë“. Duket se ka marrë më shumë zemër, tregojnë njerëzit e afërt të tij, dhe po i ndez serbes përsëri qirinjtë përnatë në ballkonin e tij. Por edhe pjesëza e harbutëri-lukunisë, përballë pallatit, zgjat kokën dhe vargun përditë… Tufëzat e qenëve “Pa shënjë“ dhe “Me shënjë“ me “Dy dhe Katër“ këmbë vrapojnë, dhe… kacafyten egërsisht nëpër rrugët e lagjes dhe të qytetit, si të përfshirë në fushatën e tyre elektorale të Patronazhistëve a Padronazhistëve!
QIRINJTË E NDEZUR DHE TË RINDEZUR TË 25 QERSHORIT
Një ngjarje e thjeshtë ka dhe të rrallën (simbolikën) e saj në mes, të dukshmes dhe të pa dukshmes. Ajo i ka kaluar sinoret e familjes, tek fqinjët për rreth, duke i kapërcyer më tej, në opinionin e gjerë qytetar, si “pjesëza e parë“ e njohur nëpër rreshta. Një personazh i zakonshëm, sa dhe i jashtëzakonshëm, Ismail Bejnikaj në qytetin e Vlorës e ka ridimensionuar veprimin e tij, në mënyrën recitiviste, e kondicionuar me aspiratën e hershme të qytetarëve shqiptarë, funksionimin e shtetit në shërbim të qytetarëve, me gjithë kapacitetin e tij, (si) pas votës së zgjedhësit. Përtej veprimit të tij, dhe brenda ballkonit të apartamentit, të vogël, i moshuari shihte shpesh grupe njerëzish nëpër kryqëzime rrugësh me pishë të ndezur në duar duke u lutur e kërkuar… Prijësit e munguar! Përballë tyre, harbutëri-lukunia duke i fikur qirinjtë…
I moshuri ka nxjerrë këto ditë plus edhe një qiri të veçuar…
Kohë më parë një televizion lokal shfaqi një kronikë rrënqethëse. Muri mbrojtës i një pallati shumë katësh në “Kala“, “Uji-i Ftohtë“ ishte rrëzuar! Ishte zënë edhe rruga përkohësisht. Paralajmëronte nën zë: nesër edhe rrëzimin e pallatit shumëkatësh! Madje, madje dhe zënien nën vete të njerëzve (që s‘u dhimbset koka) ku kanë futur kokën me këmbë, dhe të atyre që do të futen po me këmbë aty, i paralajmëronte prerë…
“Muri i rrëzuar nga shteti i rrënuar, i ngritur mbi themele rëre“- vijoi më pastaj opinini i qytetarëve.
Edhe përballë këtij rrëzim-muri dhe rrënim-shteti, harbutëri-lukunia fërkon duart dhe vazhdon t‘i fik qirinjtë e ndezur të moshuarit edhe brenda ballkonit të tij!
DUKE U LUTUR…
Ka vite, thonë njerëzit që e kryen këtë ritual i moshuari në ballkonin e apatamentit, duke kërkuar prijësit e munguar edhe përgjatë fushatës zgjedhore të 25 Qershorit…
I moshuari, që i përket moshës së tretë, kishte parë qysh përpara çlirimit nga emigrimi jashtë vendit. Kjo, ndoshta e bënte të vuante më shumë deri dhe në këtë moshë. Ai kryente një rit të rrallë, i nisur qysh në vitet 1990, të rinisur në prag të 25 Qershorit 2021 dhe i ricikluar me intesitetin maksimal tashmë në prag të shtatorit, kur do të mblidhet Kuvendi dhe do të zgjidhet (zgjedha) Qeveria e RILINDJES!
I moshuari Ismail Bejnikaj po lutet ende përpara flakëve të qirinjve: “Zot! Na ndihmo dhe ne shqiptarëve të bëjmë shtet për të gjithë shqiptarët“… “T’u dalë për zot të gjallëve, zot edhe të vdekurve, të cilëve po u shesin edhe pllakën e varrit“. “Tu pres hovin mizorëve“!
“Preja hovin mizorëve.
Mos trego dhimshuri.
Se shtypjen mbi shtypjet,
e quajnë drejtësi“…