FOTO/ Dy të rinj dhunojnë deri në vdekje 18-vjeçaren nga Kosova. Policia arreston njërin nga autorët e dyshuar!

292
Sigal

Një ngjarja e rëndë ka tronditur opinionin në Kosovë, pasi një 18-vjeçare nga Ferizaj është keqtrajtuar në mënyrë barbare deri në vdekje nga dy persona.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur të dielën (22 gusht), kur vajza me iniciale M.O u dërgua në spital pa shenja jete nga dy autorët e dyshuar, të cilët më pas u larguan.

Mediat në Kosovë raportojnë se njëri prej të dyshuarve është vënë në pranga, ndërsa vazhdon të jetë në kërkim autori i dytë.

Sipas prokurorisë, i ndaluari është identifikuar si Arbër Sejdiu dhe akuzohet se ka kryer veprën penale “Vrasje e rëndë”, bashkë me të dyshuarin tjetër Dardan Krivaqa, i cili është në kërkim.

Drejtoria Rajonale e Policisë së Ferizajt po kërkon bashkëpunimin e qytetarëve për të identifikuar vendndodhjen e tij.

 

SI NDODHI VRASJA

Sipas policisë së Kosovës, keqtrajtimi fizik i adoleshentes ka ndodhur për motive të dobëta, por pasojat për të ishin fatale.

Pas vrasjes, personat e transportuan vajzën në spital me një makinë më targa zvicerane.

Trupi i pajetë është dërguar tashmë në Institutin e Mjekësisë Ligjore. Prokuroria Themelore e këtij qyteti, në bashkëpunim me Policinë e Kosovës thotë se kanë ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore dhe janë duke punuar rreth zbardhjes së të gjitha rrethanave të ngjarjes.

HETIMET

Autoritetet në Kosovë po hetojnë për shkaqet që çuan në vrasjen barbare të 18-vjeçares. Policia ka publikuar fotot e dy autorëve të dyshuar, ndërsa bëhet e ditur se  vajza më parë kishte bashkëjetuar me Dardan Krivaqa, i cili është në kërkim.