Agim Jazaj: Dorëheqja e vonuar lehtëson zullumet

142
Sigal

 Nuk mjafton, po i lehtëson zullumet!

Opozita e bashkuar, Partia Demokratike dhe “Shtëpia e Lirisë” organizuan dhe realizuan për tri orë protestën e madhe shqiptare, (tej parashikimeve) në Tiranë, përpara Kryeministrisë, e shumë pritur nga shoqëria shqiptare, e cila do të mbetet në kujtesën njerëzore gjatë për: pjesëmarrjen, frymën dhe shpirtin e protesës për: të ringjallur shpresën edhe te shpresëvrarët. Një popull që fle gjumë, nuk proteston edhe ndaj qeverisë së tij, që e zgjedh me dorë, është i destinuar të vdes! Për tre orë, mijëra   qytetarë nga gjithë harta shqiptare dhe mbarë shqiptare, nga emigracioni, pushtuan sheshin “Skënderbe” dhe apeluan, kumbuan fort përpara mikrofonëve, zëra të Arsyes si: Etmond Budina, Rezebrik Serjani, Altin Goxhaj, Aulon Kalaja, Miara Manushi, Olsi Kasëmi, Elior Vila, Ilir Meta, Sali Berisha, etj, etj, të cilët vunë në dukje gjithë dështimet, mashtrimet dhe abuzimet e qeverisë, shpopullimin e vendit, si dhe për të shpënë përpara drejtësisë abuzimet me pushtetin, pushtimin, dhunimin e të drejtave të shqiptarëve, kriminalizimin, korrupsionin, dështimin dhe abuzimin e drejtësisë nga kryeministri Edi Rama. Kryetari i Partisë “Shtëpia e Lirisë”, ish presidenti z. Ilir Meta dhe Kryedemokrati, ish kryeministri z. Sali Berisha, argumentuan dhe numëruan dështimet dhe abuzimet, “si dhe përfundimin në burg” për vjedhjen e qytetarëve, shpopullim e vendit, etj nga qeverria e kryeministrit z. Rama. Dy udhëheqësit e opozitës së Bashkuar; premtuan përpara shqiptarëve ndryshime rrënjësore, deri në dorëheqjen dhe rrëzimin e qeverisë, ngritjen e një “Qeverie Teknike, për të organizur zgjedhje të parakohëshme, të lira dhe të drejta, për të vënë në shina dhe përpara drejtësisë shtetin e shthurur, për të ngritur shtetin që ëndërrojnë dhe meritojnë shqiptarët, shtetin që të ngjajë sadopak edhe me shtetin shqiptar të Kosovës, me gjysëm shtetet shqiptare të; Maqedonisë së Veriut, të Malit të Zi, për nga të drejtat, elementare të çdo shtetasi, për çmimet, pensionet, të drejtat, minimumin jetik, liritë, etj. Opozita e bashkuar në sinfoni me shoqërinë civile dhe kapacitete të shumë fushave të vendit, kanë ideuar për të realizuar, rrëzuar Qeverinë e Kriminalizuar, për të krijuar “Qeveri Teknike” dhe në vijim zgjedhje dhe zgjidhje të parakohëshme. Dhe a mjafton me dorëheqjen, pas gjithë këtyrë dështimeve dhe abuzimeve? Një dorëheqje shumë e vonuar; është sadopak dhe lehtësuese. Por dorëheqja për udhëheqësit-udhëhumbësit shqiptar; ekujvalentohet me kokëheqje! Dhe… kur kanë dhënë dorëheqje udhëheqës të botës, nuk e njeh dhe nuk jep dështaku ynë me kaq dështime dhe abuzime; thanë dhe kërkuan edhe fjalëmbajtësit në tubimin e 12 Nëntorit. Edhe në “librin e dorëheqjeve” shqiptare, janë shënuar 4 ish- ministra të ish “qeverisë Meta”, dy prej tyre të akuzuar nga ish kreu i P.S, për korrupsion. Edhe ish presidenti Meta ka dhënë dorëheqjen si kryeministër, i akuzuar nga, ish kryesocialisti, i kthyer më pas në tribunë, po nga akuzuesi. Ja modeli për t’u marrë për referim e frymëzim.

E le më kur japin dorëheqjen udhëheqës të mëdhenj të Europës dhe botës?!

Kur jep dorëheqjen si kryeministre; Mei e Anglisë, kancelari i Austrisë, kryeministri i Greqisë, kryeministri i Danimarkës! Njeriu që bashkoi Gjermaninë, të ndarë për gjysëm shekulli, ish kancelari, Helmut Kol, i shënuar me historinë e tij dhe në historinë botërore, dha dorëheqjen, bëri edhe veçimin e tij nga politika, duke mbetur qytetar i madh i kombit të madh dhe për këtë veçim nga postualiteti, sepse u akuzua për shpërdorim të disa markave nga fondi i partisë së tij, aspak nuk kishte prekur nivelin e qytetarëve gjerman. Edhe Hajderi në Austri, kur e pa që dëmtonte kombin, duke u angazhuar në qeverisje, e la atë në fatin e vet, dhe u mënjanua, duke mbetur Njeri. Ç’mbetet për kryeministrin e Shqipërisë- thonë edhe njerëzit më të thjeshtë?

Kur dhe vet kryeministri u kërkon dorëheqjen edhe drejtorëve Rajonal, dhe nuk e njeh për vehte?! Nuk ngjan si një demagogji demode? Bëni si them unë e mos bëni si bëj unë! Akti minimal, më njerëzor, sa dhe civil për çdo të zgjedhur në dështimin e gjatë të qeverisjes, edhe në këtë rast do të ishte dorëheqja dhe përkulja, përulja përpara sovranit: Opozita e bashkuar në sinfoni me shoqërinë civile dhe kapacitete të shumëfushave të vendit, kanë ideuar për të realizuar, rrëzuar Qeverinë e Krimit, dhe për të krijuar “Qeveri Teknike” dhe në vijim zgjedhje të parakohëshme dhe të realizojnë zgjedhje dhe zgjidhje. Pas 30 viteve-të krizës dhe dështimeve, abuzimeve të qeverisjeve shqiptare… A mund të ndihet dhe të jetojë i lumtur; mes të mjerëve, lëndimit dhe lëngimit, njeriu dhe “udhëheqësi”, mes urrejtjes nga të gjallët dhe të vdekurit?! Është njeri, apo Djalli vet?