Ylli Dylgjeri: “Kur njerzit flasin vetë me vete – bie qeveria”

618
Sigal

Nga Ylli Dylgjeri

Kur njerzit flasin vetë me vete – bie qeveria

Një personazh i njohur i firmave rentiere, pasi
i humbi lekët e gjithshka në tregun informal,
ulej në një kafe vetëm e fliste pa fund me vete. 
Fliste e fliste aq sa një mik imi, kurioz, i ofrohet një ditë në kafe dhe i thotë:
Më fal se po ta prish muhabetin, a mund të ulem dhe unë këtu?
Personazhi i bën shenjë me kokë, i aprovon uljen por jo muhabetin.
Isha kurioz të dija çfarë fliste Personazhi?
Miku më sqaroi se i gjithë monologu i Tij vërtitej rreth qeverisë dhe Udhëheqjes.
Pyeste veten:
Si do të bëhet tani?
E kthente prap vetë përgjigjen:
-Ja, fundi është…!
Pastaj nxehej, shkumëzonte dhe me gisht pyeste sërisht veten:
Kur do të iki ky muti?
Njëherë, më sqaron miku, mora guximin ti kthej përgjigje…por ishte e kotë. Ai bënte vetë dhe zërin e parë dhe të dytin. Në fund e mbyllte: ikuuu! Ikuuuu…e në fund, u çua e iku vetë!

Është rëndë, me siguri, kur njeriu flet me veten! E gjykon veten apo e mallkon?
Duhet, gjithsesi, një psikolog analitik të tregojë më shumë detaje pse ndodh ky fakt te njerëzit. Por, nëse shikon strukturën sociale të tyre, shumica e atyre janë njerëz që kanë dal nga shtëpitë e veta të përcjellë nga zënkat me fëmijët a familjen shoqërin. Ose, nuk kanë pasur çfarë t’u japin fëmijëve në shkollë, ose nuk kanë pasur çfarë t’u shtrojnë në tavolinën për ushqim…
Dhe, e gjithë kjo socio-psikologji reflektohet në vetvete me humbjen e durimit social, sepse edhe durimit dikur i vjen fundi.
E, këtë dukuri nuk e shohin politikanët tanë, sepse kjo dukuri nuk rrjedh nga syri, por nga mendja dhe shpirti njerëzor, e që di ta lexojë varfërinë.
I Pari ynë, akoma s’po flet vetë me vete. Kur është vetëm, shkarravit, më vonë hap ekspozita, e tani së fundi po shkruan edhe Letra.Thuhet se do marrë pjesë në një Ekspozitë që do hapet vetëm për Letra…
Pas kësaj…do e dorëzojë Qeverinë.