Kreu i PD-së, Lulzim Basha: Rama nuk dialog me ty si kryeministër

456
Sigal

Kryetari i Parisë Demokratike Lulzim Basha i ka dhenë edhe njëherë mesazhin e qartë kryeministrit Rama se nuk do të ketë dialog me të

“Mirëse ju gjej vëllezër dhe motra

Më e bukur se kurrë, më e vendosur se kurrë që i flet sot nga Elbasani të gjithë Shqipërisë.

Mirënjëhohje për këtë mesazh të vendosur që buron nga zemra e Shqipërisë, nga Elbasani.

Nuk ka mesazh më të qartë se ky për betejën e shqiptarëve për liri, Cdo ditë më të madhe e bën bashkimin tonë, më të fortë, se nuk ka zgjidhje politike pa largimin e Ramës bandës që ka marrë peng vendin, dhe se në funksion të saj shqiptarët nuk ka dhe nuk mund të ketë as liri dhe të drejta njerëzore, as shporrje të bandes kriminale që drejton këtë qytet, pa larguar shkaktarin e aleancës për krimin, njeriu që e ktheu Shqipërinë hambar droge, që rriti taksën e karburantit dhe energjisë dhe tani bëhet gati ta kthejë Shqipërinë në monizëm.