Lulzim Basha: Nuk do të njihet asnjë akt i parlamentit të krimit, ndaj ne do t’i zhbëjmë

461
Sigal

 

Lulzim Basha, kryetar i PD-së, tha se i gjithë populli sot është i bashkuar dhe i vendosur, dhe në krye të kësaj beteje është Partia Demokratike, e cila rrëzoi diktaturën e përgjakshme komuniste dhe i kthyen dinjitetin shqiptarëve.

Kreu demokrat tha se nuk do të njihet asnjë akt i parlamentit të krimit, i kthyer në kukull të krimit, ndaj ne do t’i zhbëjmë.

“Po bëhet gati kamzhiku për t’i mbyllur gojën intelektualëve, profesorëve, ndaj i bëj thirrje të gjithëve se nuk do të njohim asnjë akt të këtij Parlamenti. Kuislingët do të gjenden shumë shpejt para drejtësisë dhe pas hekurave”, tha Basha.

Ndërsa akuzoi Ramën për lidhjet me krimin, Basha theksoi se bandat u bënë njësh, ja shikoni këtu në Elbasan me Qazim Sejdinin.

“E keni parë si janë trimëruar bandat, goditën edhe policinë dhe nuk i gjeti gjë, sepse këta janë të lidhur me bandat.

Bota mbarë e ka dëgjuar zërin e shqiptarëve dhe tani të gjithë e dinë se beteja jonë është e vetmja për vlerat e perëndimit.

216 kontrata sekrete, 100 miliona euro që ua marrin ju, jua heqin nga goja e fëmijëve, para që vidhen e shpërdorohen. Paratë që vidhen nga pensionet që nuk mjaftojnë.

Me këto qindra miliona euro ushqehen Edi Rama, ushqehen një grup hajdutësh, që tani vjedhjen e bëjnë me kontrata sekrete. Kjo bandë hajdutësh, sipas të dhënave zyrtare, ka vjedhur vetëm në 4 vitet e fundit 4,6 miliardë euro.

Këto qindra miliona euro nuk sjellin asgjë për qytetarët. A ka mbaruar rruga Elbasan-Tirana? Ka avancuar rruga? Asnjë metër. A ka investime në Elbasan? A ka punësim? A ka shkolla? Jo. Se banda i ka paratë për vete, për pushtetin.

I bëri bandat 1 në Elbasan. Goditën policët dhe asgjë i gjeti. Janë bërë njësh me krimin. Po i kanë bërë hesapet pa popullin”, u shpreh Basha.

Ai shtoi se të gjithë e dinë se mandatet e deputetëve të PS në Elbasan janë mandatet e bandave, që trafikojnë kokainën dhe heroinën, që grabisin dhe vra