Urim Gjata: Mos shani Kimeten mor aman!

632
Sigal

Jo për gjë, por se kush rri dhe ha sillazh, apo bar të thatë, se i njomi u dogj bashkë me pyjet . Qazimi dikur punonte mekanik në kombinatin e tekstileve Berat, ish dënuar 7 vjet për shperdorim të pasurisë shtetërore. Mbas dy vitesh burg Qazimit i vjen e shoqja për herë të parë ne takim në burgun e Spaçit . Disa minuta para takimit anullohet gjithshka . Shqiperine e vizitonte princi i dëbuar i Kamboxhisë, Norodom Sianuku. Repartet ushtarake dhe ruajtja e burgjeve kishin kaluar në gadishmeri nr 1 . I merzitur mbas asaj pritjeje të gjatë, që nuk u takua dot me familje, me lot në sy, Qazimi nxjerr nëpër dhëmbë një sharje për  Sianukun. ”Dikush” e dëgjoj dhe llafi mori dhenë, Qazimi përfundon në birucë, i thyejnë ca brinjë, del në gjyq ridënohet edhe 10 vite të tjera, për sharjen e miqve të partisë, dhe çohet në Qaf-Bari . Plot 17 vjet burg nxorri për një të sharë që i bëri kamboxhianit, Qazimi i shkretë.   Në fshat kishim një të ri komunist, Qatipi i Rrahmanit i thoshin … Qatipi i sherbente partise me perkushtim aq sa veç spiunllëqeve të tjera çdo mëngjes kontrollonte me dorë bajgat e lopeve te fshatit. Kjo për të parë mos fshataret ju shtinin lopeve miser a elb dhe nuk e dorzonin në shtet. Nje dite Qatipi u gjet i vdekur (i vrarë) në Ura e Otomit .

Fillimisht arrestuan Jaçen e Velitërnit ( Jaçja shante nëpër dhëmbë pushtetin popullor) ) me të bijte, plot 5 javë në dy pallancinat e Korçës, në gjysëm metri ujë dhe tortura dit natë. Mbas 5 javeve e therret hetuesi dhe i thote, ikë je i pa fajshem. E çe dua pafajsinë, i përgjigjet Jaçja, nuk e sheh ? Unè po vdes, ju më vratë. Mbas tre javëve lëngimesh në shtrat nga torturat, ndrroj jetë Jaçja i shkret.  Lëshuan Jaçen, arrestuan Laverin e Çaushlisë, për vrasjen e Qatipit. Por Laveri një burrë i urtë, që  nuk vriste një mizë jo më Qatipin. Por ishte familje anti-pushtet, dhe çoç i shpëtonte ndonjë llaf kundër. Tortura dhe 10 vjet burg kot së koti i hëngri mbi kurris edhe Laveri i shkretë. Kur ishim fëmijë i vinim në shtëpia, na ngjiste çizmat, (më shumë na i ngjiste çizmat falas ). Deri sa ndrroj jetë me pompë ajri i ndihmonte mushkeritë e tij, pasi burgu e shkaterroj. Ndersa vrasësi i Qatipit su gjet që su gjet dot . Ca thonë se e vranë të vetët, ca thonë se vrasja ishte konkurence spiunësh brënda lloit . Mos shani Kimeten mor aman ! Mos shani Kimeten se tani në mbrojtje të saj veç sorosjanëve që ajo i shërben, në sulm janë hedhur dhe ”analistët e pa varur” edhe ata të narkoqeverisë. Kanë dalë OJQ-të sorosjane. Apo si quhen, Shoqëri  e hapur. Kanë dalë të kërcënojnë dhe trafikantët e drogës. Kanë dalë horrat e djeshem dhe te sotem, bijtë, niprit, dhe mbesat e ish-bllokut. Kanë dallë përfituesit e këtij narkopushteti. Kanë dalë veteriner dhe analist të tipit Frrok. Kanë dalë dhe janë aktivizuar si kater silurusit e ndryshkur,  grupi i ish informatorëve, gazetarëve dhe analistëve, ish-bashkpuntorët më të ndyrë të ish-Sigurimit të Shtetit, sot të punësuar nè të gjitha pushtetet shtetërore, politike dhe mediatike që pëllasin, paguhen dhe shullazen me leket e drogës. Ndaj aman mos e shani Kimeten, se kush rri dhe ha sillazh, apo bar të thatë, se i njomi u dogj bashkë me pyjet  nga papërgjegjshmëria e qeverisë Rama, mikut të Kimetes.