Studimi: Shqipëria në radhët e fundit mes 200 shtetesh, për masat kundër COVID-19

359
Sigal

Shqipëria renditet në vendet me rezultate të pafavorshme sa i përket masave të marra për parandalimin e COVID-19, duke e konsideruar si një nga vendet më të rrezikuara nga virusi.

Një studim i kryer nga institucioni kërkimor “Deep Knowledge Group”, botuar në revistën Forbes merr në krahasim 200 shtete, duke analizuar fusha që lidhen me: efikasitetin e karantinës, efikasitetin e qeverisë në menaxhimin e riskut, monitorimin dhe zbulimit të rasteve, gadishmërinë e sistemit shëndetësor, rezistencën rajonale dhe përgatitjen e emergjencave gjatë përhapjes së virusin COVID-19.

Bazuar në këto pika referimi Shqipëria renditet në vendin e 88 në grupin e tretë, nga katër grupe në të cilat ndahet vëzhgimi.

Grupi i tretë përbëhet nga 60 rajone që shënuan rezultate shumë më pak të favorshme gjatë analizës së fazës së parë duke marrë parasysh nivelet e tyre të përgjithshme para-pandemike të efikasitetit të karantinës, efikasitetit të qeverisë në menaxhimit të riskut, monitorimit dhe efikasitetit të detektimit, gatishmërisë së shëndetësisë, rezistencës rajonale dhe përgatitjes së emergjencave.

Grupi i tretë

Në grupin e katërt renditen 100 rajone që shënuan rezultate më pak të favorshme dhe kanë shifra shumë të larta të mungesës së informacionit dhe mos besueshmërisë.

Grupi i katërt

Nëse do të shohim rënditjen e vendeve sipas sigurisë bazuar në rajonin e Evropës, Shqipëria rënditet e dyta nga fundi, në vendin e 41 nga 43 vende gjithsej.

Rënditja për Evropën

Vendi më i sigurt në Evropë konsiderohet Zvicra, e ndjekur nga Gjermania, Austria, Norvegjia dhe Danimaraka. Sa i përket fqinjëve tanë, ata renditet më të sigurtë se Shqipëria, përkatësisht:

  • Greqia në vendin e 16
  • Mali i Zi në vendin e 22
  • Italia në vendin e 28
  • Serbia në vendin e 29
  • Shqipëria në vendin e 41
  • Maqedonia e Veriut (43), renditet e fundit në Evropë

Referuar raportit, një tregues i fortë që ndikon në sigurinë dhe stabilitetin e një vendi në fakt nuk është niveli i sofistikimit të kujdesit shëndetësor, por strategjitë dhe politikat që ndjekin qeveritë për të menaxhuar krizat dhe për të luftuar pandemitë.

Efektshmëria e karantinës në Shqipëri vlerësohet nën mesataren:

Nga 100 vendet e marra në analizë Shqipëria rënditet në vendin e 69 përsa i përket efekshmërisë së karantinës. Nga shtetet pranë nesh gjeografikisht, Mali i Zi është vendi që ka renditje më pozitive, duke qendruar në vendin e 23, ndjekur më pas nga Greqia në vendin e 46, Bosnja dhe Hercegovina në vendin e 47, Italia në vendin e 54, Serbia në vendin e 79.

Shqipëria renditet ndër 10 vendet me efektshmërinë me të ulët të qeverisë gjatë COVID-19

Sa i përket renditjes në bazë të rolit të qeverisë, Shqipëria renditet në vendin e 95 nga 100 vende. Vendin e parë e zë Gjermania, ndjekur nga Izraeli, Austria dhe Zvicra. Në renditje më pozitive se Shqipëria rezulton Mali i Zi në vendin e 74, Serbia në vendin e 67, Bosnjë dhe Hercegovina ne vendin e 91.

Monitorimi dhe zbulimi i COVID-19 për 100 vende dhe rajone

Sa i përket renditejs së vendit referuar monitorimit dhe zbulimit të virusit, Shqipëria renditet në vendin e 98 nga 100 vende gjithsej. Në vendin e parë renditet Singapori, ndjekur nga Izraeli, Emiratet e bashkuara , Japonia dhe Gjermania.

Renditja e gatishmërisë shëndetësore për COVID-19 në 100 vende dhe rajone

Shqipëria renditet në vendin e 57 sa i përket gadishmërisë shëndetësore për virusin COVID-19, lënë pas nga Serbia e rënditur në vendin e 17, Greqia në vendin e 28, Mali i Zi në vendin e 42, Bosnjë dhe Hercegovina në vendin e 50.

Përgatitja e emergjencës për Covid-19

Nga 100 vende Shqipëria renditet në vendin e 85 në lidhje me përgatitjen e emergjencës për virusin COVID-19. Vendi ne parë në këtë pikë e mban Kina, e ndjekur nga Emiratet e Bashkaura, Hungaria, Australia, Hong Kongu dhe Izraeli.

Sa i përket vendeve të rajonit, Italia renditet në vendin e 38, Greqia renditet në vendin e 50, Mali i Zi në vendin e 67, Serbia në vendin e 75 dhe Bosnjë Hercegovina në vendin e 79.

Rritet numri i të prekurve me COVID-19, mundësia për rikthim të masave izoluese 

Në komunikimin e fundit në lidhje me virusin dhe masat e marra për parandalimin e tij, më 27 maj 2020 kryeministri Rama u shpreh se Shqipëria ia ka dalë në luftën me virusin, ku atributet ia veshi veçanërisht qeverisë që ai drejton.

Bashkarisht ia kemi dalë deri këtu faqebardhë, në një luftë kur gjërat do të kishin shkuar për dreq në rast se qeveria nuk do të kishte qenë në lartësiën e detyrës dhe populli shqiptar në lartësinë e kësaj sfide globale nervash. Zërat e atyre që kanë sy po s’duan të shohin, kanë veshë po sduan të dëgjojnë , kanë tru po s’duan të mendojnë nuk munguan”,-u shpreh kryeministri Rama.

Ndryshe nga suksesi që u përshkrua në diskurset publike këtë periudhë pandemie dhe pas pandemie, studimi i publikuar nga revista Forbes, e vendos Shqipërinë në vendin më pak të sigurtë në krahasim me vendet e tjera në rajon dhe më gjerë, sa i përket situatës së COVID-19.

Ditët e fundit vendi ynë është duke përjetuar shifrat më të larta të personave të prekur me COVID-19, ndërsa janë shtuar edhe numri i testimeve nga Instituti i Shëndetit Publik. Vetëm ditën e sotme, pra në 24 orët e fundit, janë shënuar 42 raste të reja, ndërsa janë testuar 311 raste.

Në komunikimin për publikun, specialistja e Shëndetit Publik Marjeta Dervishi u shpreh se është rritur edhe numri i të shtruarve në spitalin infektiv dhe atë “Shefqet Ndroqi”.

Sot është dita me numrin më të lartë të rasteve të reja. Në 24 orët e fundit janë testuar 311 persona të dyshuar dhe janë konfirmuar pozitiv 42 raste, përkatësisht 21 raste në Tiranë, 9 raste në Shkodër, 4 raste në Durrës, 3 raste në Krujë, 2 raste në Lushnjë dhe nga një rast përkatësisht në Pukë, Berat dhe ura Vajgurore. Rastet e konfirmuara janë kontaktet e rasteve pozitive, por edhe shumë raste të reja që janë në hetim në bashkitë Durrës, Berat, Pukë dhe Shkodër”,-raportoi Dervishi.

Rritja e numrit të të prekurve me virusin COVID-19 kohët e fundit, po vë në diskutim rikthimin e masave parandaluese deri në rimbyllje të aktiviteteve dhe lëvizjeve.