Kim Mehmeti: Shqiptarë, kush ju ka gënjyer?! Diplomatët nuk janë këtu për t’u mbrojtur nga druri i Ramës

60

Shkrimtari dhe publicisti Kim Mehmeti ka reaguar për heshtjen e ndërkombëtarëve dhe prishmëritë që shqiptarët kanë nga të huajt për vendosjen e demokracisë në vend.

Në një reagim në Facebook, Mehmeti shkruan se shqiptarët duhet të kuptojnë se diplomatët nuk janë në Tiranë për t’i mbrojtur nga regjimi.

Ja postimi i plotë:

“Nuk e di kush i ka gënjyer vëllezërit tanë në Shqipëri se ambasadorja amerikane dhe kolegët e saj Perëndimorë, kanë ardhur në Tiranë për t’i mbrojtur shqiptarët nga regjimi i ‘qelbësirave të bashkuar’! Jo vëllezër, do hani dajak nga ministri ‘flokëbardhë e faqezi’ aq sa nuk ua merr mëndja, nëse nuk e kuptoni se diplomatët e huaj në Tiranë nuk janë për t’ju mbrojtur juve, por interesat e vendeve të veta! Madje shumë nga ata nuk janë aq naiv sa ta mbyllin ‘kompaninë’ që u garanton të ardhme diplomatike e madje edhe përfitime të majme: grindjet ndër shqiptare! Andaj mos u bëni naiv e qesharak me lutjet që të huajt të bëjnë atë që ju takon vetëm juve: ta pastroni vendin nga ‘qelbësirat’ e ‘Rilindjes’, që e kanë gërditur mbarë shqiptarinë!”,- shkruan Kim Mehmeti.