SPAK ka sekuestruar vetëm bravën e zyrës së mafiozëve. Të arratisurit përfitojnë milionat që u jep shteti

277
Sigal

Landfillet/ SPAK u ka sekuestruar vetëm bravën e zyrës mafiozëve Klodian Zoto e Mirel Mërtiri, ja dokumentet

 

Të 3 landfillet vazhdojnë të jenë në administrim të Klodian Zotos, Mirel Mërtirit e Stela Gugalles, të cilët drejtësia i ka shpallur në kërkim, ndërsa kryministri Edi Rama, i faktuar si firmosës i letrave false të aferës së plehrave 420 milionë Euro në favor të tyre, po kërcënon me audio-video intime ministren e Ekonomi-Financave, Delina Ibrahimaj, duke e penguar të zbatojë vendimin e drejtësisë për urdhër sekuestrimet pasurore të këtij grupi trafikantësh

Pas bujës së SPAK, për goditjen e grupit mafioz të plehrave, qëndron një realitet tjetër krejt i kundërt e mashtrues, nga ajo që u tha zyrtarisht e publikisht, lidhur me sekuestrot e 3 landfilleve dhe pasurive e bizneseve të tjera të tyre. Dokumentet tatimore tregojnë se bosëve  Klodian Zoto, Mirel Mërtiri e Stela Gugallja, që kanë zhvatur 420 milion Euro fonde shteti me vendime të Edi Ramës e ministrave të tij, nuk u janë sekuestruar as landfillet e asnjë pasuri tjetër që kanë. Deri tani, rezulton se grupit mafioz të plehrave i është sekuestruar vetëm brava e zyrës qendrore në adresën: Rruga “Abdi Toptani”, godina “Torre Drin” Nr.31/1-Tiranë; çelësin e të cilës, Ministria e Ekonomi-Financave ia ka dhënë formalisht Farudin Arapit të piramidave.Të 3 landfillet, vazhdojnë t’i kenë në administrim fizik dhe financiar Klodian Zoto, Mirel Mërtiri dhe Stela Gugallja, të cilët drejtësia i ka shpallur të sekuestruar dhe në kërkim ndërkombëtar, pikërisht për këtë krim me fondet shtetërore.

Por ata, vazhdojnë të jenë pronarë të 3 landfilleve dhe ende përfitues milionash nga qeveria, sepse kryeministri Edi Rama, i faktuar si firmosës i aferës së plehrave, po kërcënon me audio-video intime dhe nuk lejon ministreshën e Ekonomi-Financave, Delina Ibrahimaj, të zbatojë vendimin e drejtësisë për urdhër- sekuestron.

Bëhet fjalë, për mos-zbatimin e Vendim-Urdhërit Nr. 3514 Prot., datë 14.12.2021, të Drejtorisë së Policisë së Shtetit e Departamentit të Policisë Kriminale, mbështetur në kërkesen e SPAK dhe Gjykatës Speciale, për sekuestro të krejt aseteve të firmës “Integrated Technology Services Shpk”.

Po kështu dhe pasuritë e paluajtshme dhe të luajtshme, që janë në pronësi të shtetasve Klodian Zoto, Mirel Mërtiri e Stela Gugullja apo pasurive të tjera, të lidhura në ortakëri me ta.

Qendra Kombëtare e Biznesit, deklaron se me Aktin Nr.22108 Prot., datë 14.12.2021, ka bërë sekuestrimin e 3 landfilleve, mirëpo në fakt ka sekuestruar vetëm zyrën e Klodian Zotos te godina “Torre Drin”, duke i ndryshuar bravën e duke ia dhënë çelësin Farudin Arapit.

Arapi i ish-piramidave hyn çdo ditë në zyrë, ulet në karrige dhe merr pagën 70 mijë lekë nga Ministria e Financave, por nuk ka fuqi të administrojë në 3 landfillet Tiranë, Fier e Elbasan.

Sepse, landfillin e Elbasanit “Albtek Energy Shpk”, vazhdon ta ketë në administrim e 100% në pronësi formale Stela Gugallja, ndërsa pronarë faktik janë bashkëjetuesi i saj trafikanti Mirel Mërtiri dhe krye-bosi Klodian Zoto.

Landfillin e Tiranës “Integrated Energy BV SP Shpk”, vazhdon ta ketë në pronësi po Klodian Zoto, me administratore mikeshën e tij Arjola Kodra dhe italianin Giuseppe Caiaffaglione, maskuar pas firmës holandeze “GeoGenix BV”.

Landfillin e Fierit “Integrated Technology Ëaste Treatment Shpk” vazhdon ta ketë 70% në pronësi e 100% në administrim Klodian Zoto,  me administrator punonjësin e tij Loran Dusha.

Këto fakte zyrtare, të marra nga tatimet në datën 5 janar 2022, tregojnë se qeveria nuk ka sekuestruar asnjë prej landifilleve, paçka se SPAK dhe Gjykata Speciale, kanë vendosur sekuestrimin e tyre brenda datës 14 dhjetor 2021.

E jo vetëm kaq, por ministresha e Ekonomi-Financave, Delina Ibrahimaj dhe Policia nuk po zbatojnë as Vendimin e SPAK dhe Gjykatës Speciale, për sekuestrimin e bizneseve të tjera të Klodian Zotos, si “Oil Processing Company”, “Zoto Consulting”, “Metronet Shpk” e “C.G.C Shpk”.

Të vetmin sekuestrim që ka bërë Ministria e Ekonomi-Financave, është  “Kantina e Pijeve Gjergj Kastrioti Skënderbeu-Durrës” e Lefter Kokës, në të cilën, Babloku ka emëruar administrator Bedri Buzin, burrin e Adriana Berberit dhe vjehrrin e ministres Bora Muzhaqi./Pamfleti