SHËNIM: Avokat, gruaja s’është dekor në zyrë… komenti seksist i Saimir Vishajt mbi “tundjen” e femrave

326
Por një spektër tjetër të situatës ka parë avokati Saimir Vishaj. Dje, i ftuar në emisionin “Opinion”, ai ka bërë një koment seksist lidhur me gjyqtares, i pajustifikueshëm pavarësisht rrethanave.
Sigal

Videot e Tik Tok të kryegjyqtares së Elbasanit, Enkeleda Kapedani janë kthyer në “kryefjalën” e ditës që pas publikimit në media. Reagimi i publikut ndaj saj ishte i ashpër, aq sa edhe detyroi institucionet më të larta që të reagonin e të nisnin hetimet ndaj saj.  Por një vështrim tjetër të situatës ka bërë avokati Saimir Vishaj. Dje, i ftuar në emisionin “Opinion”, ai ka bërë një koment seksist lidhur me gjyqtaren, i pajustifikueshëm pavarësisht rrethanave.

Vishaj po komentonte videot që u bënë ‘hit’ në rrjet të kryegjyqtares Enkeleda Kapedani, e cila sfilonte në zyrat e shtetit, nën ritmin e këngës ‘Mafia”. Vishaj tha se sipas tij, një femër duhet të “tundet” ndryshe nuk cilësohet si e tillë, në një përgjithësim klasik maskilist se “femrat janë për tu parë e jo për tu dëgjuar”.

“Po femra po s’u tund njëçikë s’është femër. Po lëri ato tashi. Të tundet një çikë. Po nuk është mashkull ajo tani. Jeni femra vetë, kur ecni në rrugë hidhni parfum e tundeni”– tha Vishaj, teksa komentonte në studio situatën e krijuar.

 

Ndoshta Vishaj, edhe pse njeri i ligjit, nuk e ka fort të qartë se gratë e jo femrat, (termi që ndan gjininë), nuk janë dekor në zyrat e shtetit apo të privatit. I dashur avokat, si një njeri që e kaloni kohën shumicën e vitit në metropol e jo në rrethina, me siguri duhet ta dini se gratë janë po aq të zonjat dhe po aq punëtore sa burrat.

I nderuar, shkelja e etikës nga gjyqtarja Kapedani, nuk e humbet peshën sepse ajo është një grua që tundet. Shkelja është e njëjtë edhe sikur përpara nesh të ishte një burrë që kollariset në zyrë, bën video Tik-Toku, e që në rastin e tij ndryshe nga një grua, vanitetin e ka tek purot dhe alkooli, e jo tek rrobat dhe çantat Gucci.

Të tundet një çikë,”-thotë Vishaj, sikur përpara në ekran ti shfaqej një send, një video-game që e komadon me telekomandë dhe bën siç do lojtari, duke paragjykuar nga pamja e duke mos u ndalur për asnjë moment tek puna e saj si gjyqtare, por vetëm tek forma e jashtme.

E gjithë “gjurulldia” nuk ka filluar për pamjen e Kapedanit, por për shkeljen etike që ajo mund të ketë bërë në Kodin e Etikës. Askush nuk ka të drejtë të komentojë pamjen fizike të askujt, ndërsa detyrën po. Gratë dhe vajzat nuk janë në shoqëri për të plotësuar pritshmëritë e askujt. Qeniet janë të barabarta kur secili gjykohet dhe vlerësohet mbi aftësitë dhe mangësitë intelektuale në raport me detyrën dhe postin, e jo për ëndrrat dhe fantazitë seksuale që na dalin kudo dhe na tregojnë se seksizmi ekziston. E aq më shumë kur seksizmi është në media dhe ekrane, ku shumica e të ftuarve qeshin pas çdo komenti mizogjenist, pa e çarë kokën se “botë burrash është”. Kërko ndjesë avokat, dhe mos prezanto më në ekran mendësitë e mesjetës se gratë janë për tu tundur… dosja.al