Profesori i Drejtësisë Shqiptare/ Urim për 100-vjetorin e Prof. Dr. Ismet Elezi

1289
Sigal

Profesori dhe pedagogu ynë i madh i shoqërisë dhe drejtësisë shqiptare Ismet Elezi sapo ka mbushur 100 vjec. Kemi kënaqësi që e kemi ndërmjet nesh si dijetar, shkencëtar, pedagog, bashkëpunëtor i palodhur e modest në kërkesa por me kontribute të jashtëzakonshme në themelimin, zhvillimin dhe konsolidimin e shkencës të së Drejtës në përgjithësi dhe të Drejtës Penale në vecanti në Republikën e Shqipërisë. Ne, të gjithë i urojmë: “Profesor, të jesh përherë ndërmjet nesh me dijen, dashurinë dhe atdhedashurinë që i keni dhuruar dhe i jepni kombit shqiptar. Rrofsh e qofsh i lavdishem Profesori ynë Legjendar i Kombit Shqiptar”. Jemi të detyruar të gjithë, qofshim ish-studentë të tij por edhe si publik i gjerë shqiptar të  njohim vlerat kontribuitive të këtij profesori që ka dhënë shumë për vendin e tij dhe ka marrë pak prej tij. Profesori ynë ka vlera per punën e gjatë dhe të palodhshme pedagogjike e shkencore, shërbimin publik për qeverinë, formimin e mbi gjashtë dekadave të juristëve, botimet e shumta të teksteve universitare, veprave shkencore që do të vlejnë gjithmonë për drejtësinë shqiptare dhe Kanunin e Labërisë që do t’i vlejë brezave të ardhshëm të shoqërisë.

Profili profesional, arsimimi dhe titujt shkencorë. Profesori ynë ka kontribute në lëndët “E Drejta Penale e Posacme”; “E Drejta Penale e Pergjithshme;E Drejta Proceduriale Penale”;E Drejta Administrative”;E Drejta Kushtetuese”, etj. Ka qenë oponent dhe draftues i legjislacionit shqiptar, pedagog universitar dhe pasuniversitar, këshilltar ligjor i qeverive shqiptare para dhe pas vitit 1990 dhe libërshkrues shkencor i pashtershëm i të Drejtës. Mësimet e para i ka marrë në

Profili profesional, arsimimi dhe titujt shkencorë. Profesori ynë ka kontribute në lëndët “E Drejta Penale e Posacme”; “E Drejta Penale e Pergjithshme;E Drejta Proceduriale Penale”;E Drejta Administrative”;E Drejta Kushtetuese”, etj. Ka qenë oponent dhe draftues i legjislacionit shqiptar, pedagog universitar dhe pasuniversitar, këshilltar ligjor i qeverive shqiptare para dhe pas vitit 1990 dhe libërshkrues shkencor i pashtershëm i të Drejtës. Mësimet e para i ka marrë në vendlindje fshati Fterë dhe në fshatin Piqeras të Sarandës. Në vitin 1942 ka kryer Liceun e Tiranës me rezultate të larta. Gjithashtu, në vitin 1942 ka fituar konkursin për të drejtë studimi në Firence të Italisë në Fakultetin e Letërsi-Filozofisë ku ka mbaruar vitin e parë me notën 29 kur nota maksimale ishte 30. Pas përfundimit të vitit të parë nuk u kthye për vazhdimin e studimeve për shkak se u përfshi në Luftën Nacionalclirimtare me rininë antifashiste te fshatit. Gjatë periudhës tetor 1946 deri në korrik 1951 përfundon studimet universitare në Fakultetin e Drejtësisë të Universitetit të Leningradit (sot St. Petersburg) Rusi, ku diplomohet “Jurist” me diplomë të shkëlqyer (Otlitcno). Në vijim, gjatë viteve 1957-1960, shkon përsëri po në atë Fakultet pranë katedrës penale për kualifikim pasuniversitar për gradë shkencore, ku mbron disertacionin në dhjetor të vitit 1960. Mbrojtja përfundimtare e disertacionit është bërë në Këshillin Shkencor të Universitetit të Tiranës dhe i jepet grada shkencore “Kandidat i Shkencave”. Kjo gradë është miratuar në vitin 1961 nga Komisioni i Lartë i Atestimin në Ministrinë e Arësimit.

Në vijim ka marrë titullin “Bashkëpuntor i vjetër shkencor” në Institutin e Shkencave dhe titullin “Docent” në Universitetin e Tiranës. Në vitin 1972 merr titullin “Profesor” për kontribute të vecanta. Ky titull është dhënë nga Komisioni i Lartë i Atestimit në Ministrinë e Arësimit, me propozimin e Këshillit Shkencor të Fakultetit të Drejtësisë dhe të Universitetit të Tiranës.

Veprimtari pedagogjike. Profesori ka zhvilluar veprimtari pedagogjike për më shumë se 60 vjet në Fakultetin e Drejtësisë të Universitetit të Tiranës. Në vitet 1952-1956 ka dhënë leksione për bazat e Shtetit dhe të së Drejtës në Institutin e Lartë Ekonomik, për të cilën botoi edhe tekstin përkatës. Nga viti 1972 si dhe pas shpalljes së pavarësisë të Kosovës, ka dhënë leksione ne Fakultetin Juridik të

Prishtinës. Që nga krijimi i Fakultetit të Drejtësisë të Universitetit të Tiranës në vitin 1957, ka dhënë kryesisht lëndën e së Drejtës Penale të Posacme dhe të Pergjithëshme por edhe lëndë të tjera të së drejtës, për studentët e ditës dhe të korrespondencës. Ka udhëhequr pedagogët dhe anëtaret e katedrës penale të Fakultetit të Drejtësisë për marrjen e gradave e të titujve shkencorë, juristë, diploma studentësh, masterash e doktoratura deri në fund të vitit 2013.

Ka marrë pjesë me referate e kumtesa në seminare dhe konferenca shkencore në Shqipëri, Kosovë dhe ato ndërkombëtare duke përfaqësuar kulturën dhe shkencën juridike shqiptare. Ka dhënë leksione në Shkollën e Magjistraturës dhe në disa universitete private të celura pas vitit 1990. Ka qenë shef i katedrës penale të Fakultetit të Drejtësisë të Universitetit të Tiranës gjatë periudhave 1957-1966 dhe 1985-1990.

Veprimtari shkencore. Profesori ka kryer punë kërkimore-shkencore për më shumë se 70 vjet. Ka botuar mbi 400 shkrime në shërbim të kulturës juridike shqiptare. Nga këto shkrime vlen të përmenden 14 tekste universitare, 27 vepra shkencore, 16 libra të tjerë me bashkautorë, artikuj, referate, kumtesa, etj. Veprimtarinë shkencore e ka zhvilluar kryesisht në dy fusha kryesore të shkencës të së Drejtës në Shqipëri:

  • E Drejta Penale Shqiptare;
  • E Drejta Zakonore Shqiptare.

Botimet kryesore shkencore janë: “E Drejta Penale, pjesa e posacme”, botuar mbi 14 herë me ripunime të vazhdueshme gjatë dhjetëvjecarëve të zhvillimit gjysëmshekullor të legjislacionit penal shqiptar.

Monografitë kryesore shkencore janë: “Mbrojtja juridike penale e jetës së njeriut në Shqipëri”; “E drejta zakonore penale e shqiptarëve” vlerësuar me cmimin e

Republikës të shkallës së dytë; “E drejta zakonore e Labërisë”; “Zhvillimi i legjislacionit penal”; “Kanuni i Labërisë”; “Mendimi juridik shqiptar” etj., etj.

Vlerësime ndërkombëtare e kombëtare. Qendra Ndërkombëtare e Biografive në Kembrixh (Angli) në vitin 1998 e ka shpallur “Njeriu Ndërkombëtar në Shkencë”. Shoqata Ndërkombëtare e Penalistëve me qendër në Paris (Francë) e ka shpallur “Kryetar Nderi i grupit të Penalistëve në Shqipëri e në Kosovë”. Fakulteti Juridik në Prishtinë i ka dhënë Medaljen e Mirënjohjes për merita të vecanta. Kolegji Gjilan-Prishtinë i ka dhënë titullin “Doctor Honoris Causa”. Kolegji Evropian-Prishtinë i ka dhënë cmimin e ekselencës. Akademia e Shkencave e Republikës së Shqipërisë i ka dhënë medaljen “Nderi i Akademisë së Shkencave”. Shoqata atdhetare kulturore “Labëria” i ka dhënë medaljen “Personalitet i shquar i

Labërisë”. Ka certifikata të mirënjohjes nga disa institucione dhe shoqata të ndryshme.

 

Funksione publike. Profesori ka kryer funksione të rëndësishme publike brenda kuadrit të profesionit të tij në degën e kodifikimit në Ministrinë e Drejtësisë gjatë periudhës 1951-1952. Ka ushtruar funksionin e prokurorit te kasacionit pranë Gjykatës së Lartë për krime ordinere gjatë periudhës 1952-1955. Ka qenë sekretar shkencor i Institutit të Shkencave në vitet 1955-1957 dhe sekretar shkencor i Universitetit të Tiranës që nga krijimi i tij gjatë periudhës së viteve 1957-1966.

Nga viti 1966 deri në vitin 1985 ka kryer detyrën e “Kryetarit të Byrosë Juridike” në Këshillin e Ministrave duke dhënë një kontribut të jashtëzakonshëm për oponencën e projektakteve normative ligjore dhe nënligjore në procesin ligjhartues të qeverisë. Ka dhënë kontribut të vecantë në fushën e ligjbërjes të legjislacionit të  përgjithshëm shqiptar dhe posacërisht për ligjin penal duke filluar me Kodin Penal të viteve 1952 e 1967 deri në reformën e vitit 2001, pjesmarrës në reformën kushtetuese të vitit 1966 dhe në vijim. Gjithashtu, ka dhënë oponenca për promovimin e brezave të juristëve të ardhshëm të Shqipërisë në Fakultetin e Drejtësisë si pedagogë dhe në administratën tonë qendrore publike.Mbas qershorit të vitit 1985 kur ndërpreu marrëdhëniet e punës me Këshillin e Ministrave, iu përkushtua tërësisht shkencës shkruese dhe pedagogjisë mësimdhënëse në Fakultetin e Drejtësisë të Universitetit të Tiranës si dhe  draftimit të “Kanunit të Labërisë”. Për hartimin e këtij “Kanuni” ka punuar mbi 30 vjet të jetës së tij akademike. Kanuni është botuar në vitin 2006 dhe do të shërbejë edhe për shekujt e ardhshëm të Shqipërisë si një vlerë e shtuar në të Drejtën tonë Zakonore.

Presidenti i Republikës së Kosovës Zoti Hashim Thaci, me vendimin Nr.103/2019, datë 16.05.2019 e ka dekoruar Profesorin tonë me: “Medalja Presidenciale e Meritave për kontributin e dhënë në fushën e shkencës”. Ky akt madhor i presidentit të nderuar kosovar nuk është bërë publik, por shërben si shembull për tu vlerësuar edhe nga Presidenti i Republikës së Shqipërisë.

Respekt dhe mirënjohje për punën dhe veprën e Profesorit tonë të Drejtësisë dhe një urim publik që e kemi detyrim të gjithë ta bëjmë njëzëri: “Profesor, urojme të jeni gjithmonë ndërmjet nesh me dije dhe dashuri! Faleminderit per kontributet tuaja ne sherbim te Kombit Shqiptar! Faleminderit per zhvillimin dhe konsolidimin e shkences te se Drejtes Shqiptare! Faleminderit per brezat disa dhjetevjecare te juristeve dhe profesoreve qe formuat ne sherbim te vendit tone”.

Vasil Bendo

Jurist, ish-student i Profesorit