Kastriot BIMO : Parlamenti i Parë Shqiptar, për hir të shtetit, sakrifikoi pushtetin

492
Sigal

Shteti modern shqiptar u ngrit në mënyrë të stërmundimtë, me një shpejtësi të jashtzakonshme historike. Përvoja e parë e shtetbërjes, ajo e pavarsisë së vitit 1912, kish rezultuar e hidhur, jo për faktin se në daljen nga Perandoria Osmane kish kontribuar qysh nga minuta e parë me një përqindje absolute në çdo aspekt Perandoria Habsburgase, se sa për lidhjet e masës së madhe të popullit me “Dovletin”, ku sa për ilustrim kemi dhjetra mijë të vrarë shqipëtarë Shqipërie në luftrat që zhvillonte shteti osman gjatë Luftës së Parë Botërore. Përvoja tjetër therëse ishte ajo e shansit historik 6 mujor të Princ Vidit, ku ndikimi islam vendoste me gjak. Përvoja e tretë, dhe më sfiduesja u shfaq me urgjencë më 1919 nga Konferenca e Paqes e cila abrogonte Konferencën e Amasadorëve, tejet e kontestuar nga shqiptarët, por që në këtë çast tregonte qarte se identifikohej me vetë ekzistencën e shtetit, ku me rënien e saj, binte dhe ai me emrin Shqipëri. Me mungesa nga mbledhja e menjëhershme e pavarsisë në Vlorë, dhe elementë të rinj në Kongresin e Lushnjës, e vërteta ishte se idea e vjetër perandorake, ku krerët feudalë, si sundues kishin të drejtën e përfaqësimit, dukuri e hershme qysh nga fillimi i Mesjetës, ku u përvijua ky rend. Megjithë përpjekjet e paimagjinueshme, një numër i madh i tyre falë instiktit të mbijetesës, dukuri qysh nga Perandoria Osmane, arritën të surprizojnë SHBA-në, duke i kërkuar që të bëheshin protektorat i saj. Europa dhe fituesit e Luftës së Parë Botërore treguan dhëmbët, duke u bërë armiqtë e saj, që e detyruan të hidhte këtë hap, që në kohën tonë, do të dukej një marrëzi filmash. Por ata kishin me vete një ide që i mbante gjallë logjikën e shëndoshë, të kthjellët dhe në kohë të errëta, që i tregonte si shpëtim dhe progres vetëm Perëndimin, ide diametralisht e kundërt nga ato të rebelëve islamë të Haxhi Qamilit. Vërtet 37 pjesmarrësit e Kongresit të Lushnjës ishin ata krerë që pa asnjë mbështetje ndërkombëtare dhe me minim të Qeverisë së Durrësit, por arritën të kthejnë situatën duke bërë kështu mrekullinë historike të shpëtimit të shtetit, i cili që nga ky çast mo merrte frymë kombëtare tashmë, çliruar nga kthetrat ndërkombëtarë, të cilët duhet pranuar që kishin lënë brenda tij vetëm një të tretën e territor-popullsisë. Një mendim naiv shqiptar artikulon se duke i pasur të gjitha atributet e arritura në dorën e tyre, 37 senatorët tashmë kishin arritur lavdinë dhe nuk kishte arsye përse ta lëshonin aureolën “pushtet”, që duhet thënë se është fituar me një mundim të jashtzakonshëm. Por pikërisht këtu fillon një Erë e Re, as e ndikuar si ndodhi rëndom me shtetet sllavë të Ballkanit, pas Kongresit të Berlinit më 1878, që përvijuan shtetet nga ndikimet etnokulturorë, dhe as nga Perandoria që rrodhën, e cila duhet thënë se kish lënë vakuum të skajshëm, mjafton të themi se kodi fetar islam ishte fuqiplotë qysh nga viti 1912.

Viti 1920, tejet i ngarkuar me ngjarje e reagime politike nga këta krerë feudalë përgjegjës, si klasë e vetme sunduese do të mbaronte dhe koha kish shtruar për zgjidhje nga formë, tashmë përmbajtjen e shtetit. Kultura islame, klasa feudale dominante, horizonti i kufizuar i një zhvillimi politik, dhe injoranca e skajshme popullore, e bënte mjaft joshës sundimin që mund të ndryshonte vetëm fasadë, por që për çudinë historike nuk ndodhi, po të kemi parasysh këtë fenomen e risi, si problem të brendshëm të Shqipërisë. Por të 37 senatorët dafinat ja lanë Shqipërisë, dhe me një hap, që për hir të së vërtetës shteteve me traditë dhe mjaft të sofistikuar si mendim politik, ju është dashur nga dhjetra, deri në një shekull për të arritur kushtet. Ata kanë krijuar tradita të reja, falë rrethanave dhe zhvillimeve industriale në qytete dhe rryma borgjezo-liberale e fitoi vendin e saj të përfaqësimit me feudalo-konservatorët në Parlament. Të tillë vendosën të ngrinin më në fund edhe shqiptarët.

Përvoja e vetme e përzgjedhjes, në mënyrë të votuar, kish qënë ajo e zgjedhjes së Qeverisë së Kongresit të Lushnjes me Sulejman Delvinën, ku deputeti që propozoi qeverinë, i habiti me “votimin çeltas” (të hapur) tejet të sforcuar për vetë urgjencën dhe kushtet. Tashmë duhet të krijojnë një traditë demokratike, por ajo shfaqej krejt e pamundur në masën e popullit ndikuar nga sundimtarët feudalë të përzgjedhjes së përfaqësuesit, kështu mendimi i tyre kishte ikur larg asaj Shqipërie, drej progresit, madje duke aplikuar zgjidhje adekuate. Po këta shqiptarë filluan të zgjerojnë pjesmarrjen me përfaqësues nga diaspora, në radhët e nëpunësve të shtetit, si avokatë, mjekë, klerikë, etj. të vlefshëm për ndërtimin e shtetit të ri modern, duke u ofruar një zemërgjërësi që as nuk ka të krahasuar sot, barazinë, në Parlamentin e Parë. Të gjitha për progresin e asaj Shqipërie, që kish mundur falë po  këtyre shqiptarëve të mbijetonte.

Por unë dua të ndalem tek një moment i stërmadh historik, me përmasa të një revolucioni të tërë politiko-shoqëror, unikal në qytetërime, i cili u krye brenda një minute, duke i dhënë Parlamentit të parë, atë që kombet dhe shtetet e arrijnë në qindra vjet. Ndodhia historike ka bërë pjesë në mbledhjen e dytë, (pasi e para evidentoi pjesmarrësit përfaqësues), që në fakt është e para, përsa i përket domosdoshmërisë së barazisë liberale moderne, që kish krijuar këtë traditë në botë, tek ne të munguar totalisht. Personazhi për habi është i njëjti që hodhi themelet e mënyrës së votimit, në Kongresin e Lushnjës, kur propozoi Qeverinë e Sulejman Delvinës, e që përfaqësuesit të trysnuar nga kjo mënyrë e re, e votuan duke lënë prapa mënyrën autokratike mesjetare, se sundimtari qeveris. Nuk duhet harruar se përfaqësuesi që shfaq pikpamjet më liberale në histori, është pinjoll i një familje të vjetër feudale, klasifikuar në 8 latifondistët më të mëdhenj të Sqipërisë, i cili për hir të progresit të munguar politik të këtij kombi, arriti deri në mohim të asaj që e identifikonte. Po e paraqesim si është shkruar në procesverbalin origjinal; “Ngrihet Z. Bektash Cakrani; -Unë qysh tani unë heq dorë nga titulli Bej. Tashmë duhet ta thërresim njëri këtu tjetrin zotërinj; Z. Shefqet Vërlaci; -Jam dakort, por kjo gjë të mos bëhet me dy faqe, brenda Zotëri e jashtë Bej (duartrokitje)” (Parlamentarizmi Shqiptar 1920-1924). Eshtë e tepërt të shpjegojmë statistikisht se si zgjedhjet në Shqipëri u mbajtën më 5 prill 1921. Këshilli Kombëtar me një dhomë, i filloi punimet më 21 prill 1921. Pandeli Evangjeli ishte Kryetar i Këshillit Kombëtar gjatë vitit 1921. Eshref Frashëri ishte Kryetar i Këshillit Kombëtar.Ata lanë të tillë gjurmë, sa historia vetë detyrohet të përulet kur kalon pranë veprës së tyre; Për shqiptarët e sotëm, ata janë disa burra të rreshtuar ngutshëm pas ndonjë seance, në një fotografi që flet shumë më tepër se 100 vjet shtetbërje dhe rrezaton mënyrën unike atë që shqiptarët dinin ta bënin atë në kohët më të vështira. Parlamenti i Parë Shqiptar përbëhej nga; Llambi Goxhomani, Bahri Omari, Ali Koprencka, Milto Tutulani, Luigj Gurakuqi, Gjergj Fishta, Shefqet Vërlaci, Osman Haxhiu, Ahmet Zogolli, Eshref Frashëri, Jusuf Banka, Shyqyri Myftiu, Riza Dani, Irfan Ohri, Ptro Harito, Shefqet Dajiu, Ali Këlcyra, Kolë Thaçi, Halit Rroji, Banush Hamdiu, Qemal Vrioni, Ahmet Astopalli, Ndre Mjeda, Maliq Bushati, Pandeli Cale, Andon Beça, Spiro Koleka, Shuk Gurakuqi, Mazar Këlliçi, Rexhep Mitrovica, Pilo Papa, Agathokli Xhitoni, Leonidha Frashëri, Syrja Pojani, Stavro Vinjau, Patuk Saraçi, Dhimitraq Buda, Ibrahim Xhindi, Leonidha Koja, Koço Tasi, Mustafa Kruja, Qazim Kokoshi, Loni Kristo, Bajram Fevziu, Mustafa Maksuti, Qemal Mullai, Sejfi Vllamasi, Bektash Cakrani.