Prof. Dr. Arben Malaj: Partneriteti strategjik i shqiptarëve me SHBA, shumë më i rëndësishëm se çdo përfitim ekonomik i përkohshëm

544
Sigal

Ka shumë faktorë themelorë në historinë e kombit shqiptar për (që kanë bërë të rëndësishme) dobinë afatgjatë të partneritetit strategjik me Shtetet e Bashkuara. Në momentet dhe fazat kyçe të ndërtimit dhe konsolidimit të shtetit shqiptar, integrimit të Shqipërisë në NATO dhe BE, mbështetja e Shteteve të Bashkuara ka qenë përcaktonjëse. Në disa raste, ajo ka qenë e harmonizuar edhe me vendet dhe institucioneve europiane. Partneriteti strategjik është rikonfirmuar në njohjen e Kosovës si shtet i pavarur dhe gjatë pranimit të Shqipërisë në NATO. Partneriteti strategjik me SHBA dhe BE është jetik për konsolidimin e Kosovës si shtet i pavarur dhe anëtarësimin e saj në NATO dhe BE. Sondazhet ndërkombëtare konfirmojnë, se mirënjohja e kombit shqiptar ndaj SHBA dhe BE është e plotë dhe më e madhe se për çdo vend tjetër, por ajo duhet të jetë e përhershme dhe konkrete. Çdo këshillë apo kërkesë zyrtare e SHBA dhe BE për Kosovën dhe Shqipërinë, në manaxhimin më mirë të situatave që krijohen në mënyrë të përsëritur në marrëdhëniet midis vendeve të Ballkanit Perëndimor, duhet të mirëpritet, të analizohet me kujdes dhe dashamirësi dhe të respektohet. Kërkesa aktuale e SHBA për eleminimin e taksave 100 % mbi importet e Serbisë, mbështetet në mënyrë thelbësore edhe nga partnerët tanë europianë. Kur partnerët strategjikë paralajmërojnë zbehje apo më vonë ngrirje të bashkëpunimit apo mbështetjes së tyre, cenohet apo dëmtohet qoftë edhe përkohësisht, një partneritet i ndërtuar për qindra vite. Kjo dëmton të ardhmen euroatlantike të Kosovës, nuk mund dhe nuk duhet ta bëjë asnjë qeveri dhe asnjë drejtues i institucioneve kushtetuese të Kosovës apo Shqipërisë, sado të fortë të ndjehen përkohësisht.

Pas:

(I) Suksesit të Maqedonisë në eliminimin e ngërçit dhjetravjeçar me Greqinë, ngërç që i ndryshku dyert e mbyllura të NATO-s dhe BE-së për këtë vend, tani pas suksesit historik të liderëve vizionarë të Greqisë dhe Maqedonisë së Veriut dhe pas ratifikimit të njohjes së emrit të ri nga të dy vendet, portat e anëtarësimit të Maqedonisë së Veriut në NATO dhe BE janë të hapura dhe mikpritëse.

(II) Riskut të rritjes së luftës gjeopolitike për pjesën jo të integruar të Ballkanit Perëndimor

Kosova, më shumë se çdo shtet tjetër i pjesës së PA INTEGRUAR të Ballkanit Perëndimor, kërcënohet nga rreziqet e mundshme si:

(a) Paqendrueshmëria sociale dhe politike;

(b) Tkurrja e mbështetjes nga partnerët strategjikë, nga mungersa e bashkepunimit me ta;

(c) Bllokimi i njohjeve të reja;

(d) Rritja e numrit të vendeve që tërheqin njohjen;

(e) Përpjekjet për ristrukturimin e vijës kufitare;

(f) dhe risqe të tjera potenciale

Kosova ka nevojë sot më shumë se çdo herë tjetër ;:

(I) të konsolidojë partneritetin strategjik me Shtetet e Bashkuara, me vendet dhe institucionet e BE-së;

(II) Të konkretizojë me hapa hapat konkretë bashkëpunimin me partnerët strategjikë, vizionin, strategjinë dhe politikat konkrete që përmirësojnë dhe thellojne bashkëpunimin ekonomik me të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor,

(III) të inspirojë, promovojë dhe mbështesë bashkëpunimin për të ardhmen evropiane të të gjitha vendeve të rajonit tonë, të prekur rëndë nga krizat, konfliktet dhe luftrat që identifikohen në të shkuarën tonë të përbashkët dhe që nuk duhet të vonojnë apo vetë-pengojnë të ardhmen tonë euro-atlantike .

Ndihmojeni Kosovën:

Së pari, të mos cënojë sado pak dhe përkohësisht bashkëpunimet me partnerët strategjikë të kombit shqiptar;

Së dyti, të jetë përherë e orientuar, fokusuar dhe përkushtuar nga bashkëpunimi reciprok, dhe jo nga bllokimi,

Së treti, të jetë modeli më i mirë në historinë e Ballkanit Perëndimor që është i përkushtuar për paqe dhe prosperitet, duke mos e ulur historinë e së kaluarës në negociatat dhe bashkëpunimet për të ardhmen dhe duke kontribuar në sfidat e rajonit tonë, e frymëzuar vetëm nga modelet më të mira të vendeve dhe rajoneve që pas konfliktet kanë konsoliduar paqen dhe rritjen e prosperitetit.