T’ja bёsh vetes!
Himara shqiptare, sidomos nё kontekstin e sotёm nё rajon tё kapur nga makthet e fantazmat e sё shkuarёs e ku Greqia nuk bёn pёrjashtim, duhet tё qeveriset mё sё pari nga shqiptarёt dhe gara duhet tё jetё mes tyre. Ndryshe vёmё historinё dhe tё shkuarёn nё dyshim dhe hapet rruga pёr interpretime e spekullime pafund.
Ajo qё bie nё sy me kandidatёt pёr zgjedhjet e gushtit nё Himarё ёshtё fakti se PS ka vendosur minoritarin Tavo atje dhe PD, deri mё tani, ia ka lёnё Dules nё dorё! Afёrmёndsh, Dule nuk do zgjedhё atje ndonjё lab safi atje, por minoritar, real, apo tё vetshpallur dhe nёse kёshtu, Himara historike e krenaria e Labёrisё e kombit shqiptar, do zgjedhё mes dy politikanёve minoritarё dhe kjo nё kontekstin sot stonon!
Nё kushte tё standartit europian, do tё ishte normale njё garё e kёtillё. Bile do tё ishte normale qё njё minoritar tё drejtonte kёdo bashki, pёrfshi edhe Tiranёn, sepse tё gjithё jemi tё barabartё dhe gёzojmё shanse tё njёjta me ligj.
Por, nё kushtet e ngёrҫit tё stisur grek me pseudokauzёn Beleri dhe qёndrimin e pandryshueshёm grek ndaj jugut, tё “legalizosh” garё minoritarёsh (apo pseudominoritarёsh) nё Himarё njёlloj si nё fshatrat e Dropullit, ёshtё tё faktorizosh kёtё strategji.
Nuk ёshtё punё kombёsie, por konteksti dhe sa kohё me Belerin u ngrit furtunё gote deri nё Bruksel, “dinakёria” Rama e kandidimit tё njё minoritari mund tё shihet si kompleksim i tij ndaj presionit e zallamahisё greke pёr identitetin himariot.
Kandidimi i njё minoritari nё njё bashki shqiptare nё kulmin e luftёs sё “ftohtё” me Greqinё e avazet e vjetra tё saj, koha e gjetur pёr inagurimin e bustit tё ish-kryeministrit grek nё tokё shqiptare apo shёtitjet me tё birin, koha e pa-gjetur pёr tё vёnё njё kurorё me lule nё Kllogjer gjatё pёrvjetorit tё kujtimit tё masakrёs greke ndaj popullsisё martire tё Ҫamёrisё etj, nuk dёshmojnё koheherencё e vijimёsi.
Himara shqiptare duhet tё refuzojё ҫdo lloj debati apo insinuatё ndaj origjinёs, historisё, identitetit e vlerave tё saj dhe reagimi mё i parё dhe normal politik do tё ishte shpёrfillja dhe nota zyrtare e protestёs ndaj ҫdo hundёfutjeje prej fqinjit jugor atje sidomos nё raste zgjedhjesh nga autobuzёt e organizuar, vara-vingot e politikanёve grek, paraja e hedhur etj.
Tё kandidosh atje njё minoritar ёshtё njёlloj si tё thuhet se Himara ёshtё fshat i Dropullit. Se popullsia pёrfaqёsohet, pranon e voton vetёm njё minoritar e se njё lab 24 karatsh nuk shpёrfillet nga kush. Do tё thotё tё “legalizosh” pretendimet e sajesat greke pёr pseudoidentitetin grek nё Himarё dhe ta shndёrrosh kёtё qasje, dmth kandidimin e minoritarёve atje, nё njё pritshmёri e normalitet pёr mё tej.
Himara shqiptare, sidomos nё kontekstin e sotёm nё rajon tё kapur nga makthet e fantazmat e sё shkuarёs e ku Greqia nuk bёn pёrjashtim, duhet tё qeveriset mё sё pari nga shqiptarёt dhe gara duhet tё jetё mes tyre. Ndryshe vёmё historinё dhe tё shkuarёn nё dyshim dhe hapet rruga pёr interpretime e spekullime pafund.
Makiavelizmi “socialist”
Kjo qasje makiaveliste e Ramёs pёr pushtet nuk të habit. Ai qё iu bashkua PS ndonëse “pionier” i PD, pardesy-bardhi qё flet pёr “socializёm” kur ndarja klasore vetёm thellohet (si rastёsisht e ka grurё me partitё e djathta nё Europё), ajo parti qё frymёzoi masat nё shesh nё 21 janar pёr “bllokun” por mё pas e bёri president atё, ajo parti qё e mbushi Kuvёndin me LSI-ista tё penduar qё flirtuan e qeverisёn me Berishёn edhe pasi bota mёsoi bёmat e tij etj, nuk e kanё pёr gjё tё kandidojnё sot njё ish-LSI-ist nё Himarё, duke e ngritur stekёn edhe me kartёn “minoritare”! PS e humbi shansin tё kandidonte, nё respekt e dinjitet tё himariotit, njё kandidat lab himariot. Tё tillё ka plot dhe shpёrfillja dёshmon karshillёk e arrogancё.
PD ende ka shansin tё dёshmojё se ka reflektuar prej sagёs sё pakёndёshme Beleri dhe tё vёri interesin e Himarёs dhe kombit nё rradhё tё parё. Kandidatin e Himarёs nuk duhet t’ja delegojё Dules por ta caktojё vetё nga rradhёt e intelektualёve apo punёmbarёve patriotё atje.
Dhe nёse PD mbёshtet sёrisht njё “minoritar” tё Dules e vazhdon me avazin e vetdamkosjes kur e mbronte Belerin mё shumё se ata matanё kufirit, duke nёpёrkёmbur nё emёr tё demokracisё sё rreme shtetin ligjor, standartin demokratik, reformёn nё drejtёsi, emrin e Shqipёrisё nё botё, interesin kombёtar nё Himarё, provokuar sherre tё stisura qё Greqia tё sabotojё rrugёtimin drejt BE etj, atёhere i takon dhe e ka detyrim historik e kombёtar grupimi i Lulzim Bashёs bashkё me partitё e reja, qё nё respekt tё dinjitetit himariot, tё dalin me njё kandidat shqiptar vёndali qё krenohet qё ёshtё i tillё!
Takimi i Ramёs nё Athinё u pёrshёndet me tё drejtё nga e gjithё bota kuq e zi. Njёlloj paraleleje me atё nё Beograd ku e vёrteta u tha nё sy zyrtarisht, por qё lyp mё pas vijimёsi (Ballkani Hapur, panairet, justifikimet pёr Sёrbinё ndaj qёndrimit tё luftёs nё Ukrainё etj ishin kontrapedal!).
Kandidimi i njё minoritari nё njё bashki shqiptare nё kulmin e luftёs sё “ftohtё” me Greqinё e avazet e vjetra tё saj, koha e gjetur pёr inagurimin e bustit tё ish-kryeministrit grek nё tokё shqiptare apo shёtitjet me tё birin, koha e pa-gjetur pёr tё vёnё njё kurorё me lule nё Kllogjer gjatё pёrvjetorit tё kujtimit tё masakrёs greke ndaj popullsisё martire tё Ҫamёrisё etj, nuk dёshmojnё koheherencё e vijimёsi.
Njёlloj si nё rastin e korrupsionit qeveritar ku Rama bёn tё paditurin ndёrkohё qё interesi publik dёmtohet rёndё qoftё nё rastin e bashkёpunimit ashtu edhe syleshёrisё ndaj tij (ndёrkohё qё duhet tё ketё auditim tё brёndshёm) dhe ku pavarёsisht sё vёrtetёs, kryeministri mban njёlloj pёrgjegjёsi, deri nё dorёheqje, ashtu edhe nё proҫeset zgjedhore, pёrzgjedhjet duhet tё jenё strategjike, tё ruajnё balancat e interesin kombёtar.
Nё kushte normale, njё minoritar do tё ishte kandidat rutinё edhe pёr Himarёn. Por kёshtu si e ka ngritur pёrshkrimin pёr Himarёn Greqia, sot mё shumё se kurrё dhe pa mёdyshje, ajo meriton njё kandidat puro shqiptar.