Skënder Kapiti: Gjykata Kushtetuese në Kosovë nuk mund të dalë kundër legjitimitetit demokratik

57

Nga Skënder S.KAPITI

Gjykata Kushtetuese në shqyrtimin e dekretit të Presidentit të Kosovës  është para një sprove të madhe në lidhje me dy parime ekzistenciale për demokracinë: me parimin e proceduralizmit konstitucional dhe  me parimin e legjitimitetit demokratik.Armiku më i madh për demokracinë  dhe i legjitimitetit demokratik e i vullnetit të popullit është vullneti i korruptuar dhe tinëzar e djallëzor  i deputeteve të Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe i partive të tjera politike të cilat organizuan pucin parlamentar duke injoruar vullnetin e popullit i cili është më  madhi dhe i pasfidueshmi.  Vullneti i korruptuar i deputetëve dhe  vullneti i disa subjekteve politike si dhe interesat e kryetarëve dhe shpurës rreth tyre janë mbi ato shtetërore dhe kombëtare.

Gjykata Kushtetuese mbron dhe respekton Kushtetutën, bën interpretimin e saj, i nënshtrohet vetëm Kushtetutës, dhe Gj.K nuk formon as ligj, as normë dhe as nuk mund të shkelë parimet e Kushtetutës por  ajo mbron ligjin demokratik kundër vullnetit dhe imponimeve e presioneve të politikës e pushtetit të cilët punojnë pandershmërisht kundër demokracisë dhe që kanë si qëllim vetëm interesin partiak , personal ,klanor dhe pushtetin.

Jo vetëm VETVENDOSJA por i gjithë Populli në Kosovë dhe opinoni gjithshqiptar është në pritje të vendimit të Gjykatës Kushtetuese për dekretin e Presidentit të Kosovës, dekret i cili ka caktuar ne mënyrë antikushtetuese dhe antidemokratike për  kryeministër  një individ i cili nuk i përket forcës politike e cila ka fituar zgjedhjet e 6 Tetorit 2019, si një dekret kundër legjitimitetit demokratik që erdhi si rezultat i një pazari e allishverishi të politikës së vjetër, të deputetëve puçistë të parlamentit me synim për të rrëmbyer pushtetin pa pasur vulën e vullnetit popullor. Ky amoralitet politik i   këtij pazari e puçi parlamentar erdhi madje edhe në kohën e krizës së pandemisë së koronavirusit. Opinioni publik e di shumë mirë tashmë se si mocioni i mosbesimit dhe dekreti i Presidentit janë aventura të politikës së vjetër për t’i shpëtuar privilegjet politike, administrative dhe  pasuritë e tyre të fituara me hajni e korrupsion.

Nuk e lejon demokracia faktin që mazhoranca parlamentere të diktojë dhe të sundojë mazhorancën popullore.

Parlamenti nuk është asgjensi allishverishesh, tenderash e pazaresh interesash klikash e klanesh deputetësh.

Nëse Gjykata Kushtetuese, gjyqtarët e saj veprojnë me vendimmarrjen e tyre  pro Dekretit të Presidentit atëhere kjo do të vertetojë se ata janë gjyqtarë të emruar dhe të kapur politikisht, dhe se vendimi pro dekretit do të ishte mirënjohje dhe kthim borxhi politikës e cila i ka zgjedhur dhe emëruar ata.

GJ.K duhet ta peshojë mirë vendimin e saj, pasi Presidenti nuk është mbi popullin, dhe as nuk është zgjedhur prej tij, por prej një pazari politik, pikërisht nga ai pazar të cilin po e luajnë edhe sot po ata aktorë , Mustafa e Thaçi.

Ligjërisht duhet të shkohet në zgjedhjje të reja parlamentare.

Një vendim i tillë nga Gjykata Kushtetuese nuk shkakton reagim e protesta, pasi nëse do të protestonin humbësit e zgjedhjeve të 6 Tetorit 2019 për moszhvillim të zgjedhjeve të parakohshme ky do të ishte kulmi i injorancës dhe absurditetit në demokraci, pasi kushdo humbës i zgjedhjeve  që dëshiron ta marrë pushtetin qoftë edhe në mënyrë të parakohshme, ne demokraci janë ata që duhet të kërkojnë zgjedhje të parakohshme.

Ndërsa në Kosovë po ndodh një rast absurd , opozita dhe LDK kërkojnë pushtetit pa zgjedhje të lira të parakohshme.

Nëse Gjykata Kushtetuese në vendimin e saj do ta ligjësonte një qeverisje nga humbësit e zgjedhjeve ajo do të mbajë edhe përgjegjesi pasi mund të ndodhin protesta dhe destabilizim politik. Kjo pasi fituesi i zgjedhjeve kurrësesi nuk do ta pranojë delegjitimimin dhe as “dëbimin”puçist e  antiligjor të tij nga pushteti.Këtë nuk do ta pranojnë as votuesit pasi nuk e lejon  as edhe demokracia.