Ish-ambasadori zbulon ‘skenarin’ e Ramës: Pse i druhet 30 Qershorit

715
Sigal

Agim Nesho ish-ambasadori ka deklaruar së fundmi se arsyeja se pse Rama nuk e ndryshon qëndrimin e tij, pavarësisht disa mundësive të dhëna nga Presidenti për dialog, është sepse ka frikë se mos i ndodh një skenar i mundshëm maqedonas, rasti me ish-kryeministrin Nikolla Gruevski.

“Opozita duke vepruar inekstremis. Proceset e korrupsionit, proceset e lidhjes së krimit të organizuar me politikën, korrupsionin në unazën e re që për popullin shqiptar janë evidente. Për të huajt ka qenë më e vështirë për ta kuptuar atë gjë, dhe veprimin e opozitës sepse ata duke respektuar stabilitetin respektojnë edhe normat kryesore të demokracisë.

Pra për një demokraci europiane, parlamentare edhe më gjerë dalja nga Parlamenti është një gjë që nuk e pranojnë dot, sepse shohin që aty ku bëhet debati kryesor.

Këtu nuk ka përfaqësim. Këtu çdo gjë është një teatër i madh. Rama insiston për datën 30 sepse ka frikë nga skenari maqedonas,” u shpreh Nesho.

Një ditë më parë Presidenti Ilir Meta shpalli datën e re të zgjedhjeve lokale. Me një dekret pas konsultimit me opozitën dhe ndërkombëtarët, Meta ka caktuar 13 tetorin si datën e dytë të zgjedhjeve.

Këtë Rama e quajti çmendurinë e dytë të Presidentit. Por Meta gjatë mbrëmjes i dërgoi një letër publike Ramës ku i kërkon që të reflektojë lidhur mbi datën e zgjedhjeve lokale.