Aksident në aksin Lushnje-Rrogozhinë, plagosen dy persona

581
Sigal

Një aksident rrugor ka ndodhur mëngjesin e sotëm në aksin Lushnjë-Rrogozinë në afërsi të fshatit Dushk.

Mësohet se dy makina janë përplasur me njëra tjetrën e për pasojë janë lënduar drejtuesit e tyre, emrat e të cilëve nuk bëhen të ditur.

Dyshohet se shkak i aksidentit ka qenë shpejtësia e madhe e të dy automjeteve dhe manovra e gabuar në parakalim.

Si pasojë e aksidentit është bllokuar për disa minuta qarkullimi në njërin krah të autostradës.