Elbasan: Kundërshtoi policët, arrestohet shoferi i dehur

500
Sigal

Gazeta Telegraf/

Është arrestuar në flagrancë shtetasi Ilirjan Qafleshi,
54 vjeç, banues në Elbasan. Arrestimi i tij, u bë pasi  duke drejtuar
mjetin tip “Volkswagen” me targa AA655MJ, në gjendje të dehur,  në lagjen
“Kongresi” në afërsi të Stadiumit, ka kundërshtuar efektivët e policisë.Materialet
i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan për veprime të mëtejshme për
veprën penale “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të policisë së rendit
publik”  dhe “Drejtimi i automjetit në gjendje të dehur.