Tre aksidente në Elbasan/ Autovinçit i shkëputet goma, shkakton panik tek shoferët e tjerë

471
Tre aksidente pa pasoja kanë ndodhur gjatë 24 orëve të fundit në qytetin e Elbasanit.
Më i fundit ndodhi në rrethrrotullimin e Bradasheshit, ku një autovinç i një ndërmarrje shtetërore të cili i është shkëputur një nga gomat e pasme, e cila ka fluturuar dhjetëra metra.
Megjithatë fatmirësisht nuk ka shkaktuar pasoja te automjetet e shumta që ishin duke qarkulluar në atë moment.
Paniku i shkaktuar ka qenë i madh pasi goma e shkëputur ka patur shpejtësi të madhe. Po hetohet për shkaqet që kanë shkaktuar këtë incident.
Sigal