Vidhen transformatorët për herë të 4-t në Pukë, OSHEE: Shihni sa vështirësi ka zëvendësimi

488
OSHEE ka ngritur shqetësimin e madh për grabitjen për të katërtën herë në Pukë, të transformatorëve.
“Personat e papërgjegjshem vijojne te dëmtojnë qëllimisht linjat e OSHEE ne Puke, duke vjedhur transformatoret e kabinave, – deklaroi sot kompania. – Nuk dëmtojnë vetëm kompaninë, por ky veprim antligjor dhe aspak human lë pa drita për orë të gjata banoret qe jetojne ne zona te thella malore. Me poshtë vdeo e vendosjes se nje tjeter transformatori, te vjedhur naten ne fshatin Rrapë, Pukë, me 100 abonentë. Falë ndihmës së banorëve të zonës, nisur nga terreni i vështire u bë e mundur vendosja e kabinës. 
Duhet kuptuar se prona është perbashket, dhe kush vjedh transformatorin nuk demton vetem OSHEE, por lë pa pa drita me qindra familje. Theksojme se është hera e 4 qe vidhen transformatoret, per te cilat kane nisur hetimet.”
Sigal