Evdal Nuri: Uthulla e fortë, thyen enën e saj! Largimi i Ramës dhe qeveri tranzitore pozitë-opozitë

735
Sigal

Largimi i Edi Ramës nga Qeveria dhe krijimi i një qeverie tranzitore për situatën e krijuar, duke dëgjuar edhe zërin e Opozitës do të ishte zgjidhje e krizës

“Uthulla e fortë, thyen enën e saj!”

Evdal Nuri

Kjo është një proverbë popullore, por ka gjetur zbatim në familje, shoqëri, por dhe në politikë. Faktet janë të shumta. Sa herë kokëfortësia i ka dëmtuar kokëfortin dhe ata që kanë qenë për rreth, apo varen nga ai. I ditur, i maturi, toleranti, ka bërë për vete masat duke u treguar i arsyeshëm dhe ato e kanë mbështetur në ditët më të vështira. “Uthulla’(qeveria), sidomos kohët e fundit është bërë shumë e egër e mendjemadhe! Ajo po jep shenja të qarta, se s’po i krijon enës (elektoratit) kushte që ta mbajë ngrohtë! Atë “uthull” që e mbajti me kaq kujdes, që i dha jetë, ngrohtësi e begati në ditët më të vështira. Katër vjetët e para , duroi tekat e “huqet e uthullës”. Pati raste që “uthulla” iu kundërvu “enës” me forcë, duke e dënuar atë! Dy vjetët e fundit këto janë shtuar! Nëse vazhdon kështu me kaq kokëfortësi “ena e krisur” mund të copëtohet. “Uthulla” do të derdhet në tokë e për të s’do pyes më njeri! Unë gëzohem t’mos ndodh kështu, por shenjat s’janë të mira! “ena” sado e mirë ka një kufi për të duruar dhe “ e krisura” shkon drejt thyerjes e Zoti e di ç’mund të ndodh! Sa mirë do të ishte që të dyja të gjenin gjuhën e përbashkët dhe asnjëra t’mos dëmtohej. Pra,”mishi të piqesh dhe helli t’mos digjesh!” Po hajde gjeje këtë mirëkuptim e bashkëveprim…? Le ta shohim pak më thellë problemin në politikë. Te ne në 29-vjet pluralizëm kanë drejtuar:

Të majtët e të djathtët!

Të dyja e kanë pasur pushtetin afërsisht nga 14–vjet, secilin i kemi provuar e vlerësuar aq sa kanë bërë. Na ka zhgënjyer e para, kemi votuar të dytën. Na ka zhgënjyer e dyta e kemi shpresuar prapë tek e para. Kështu ka vazhduar kjo odise për tre dekada. Në fakt kanë premtuar shumë, por kanë realizuar pak, si në mirëqenien ekonomike, por dhe në gjithçka negative. Asnjëherë s’kanë pranuar humbjen. Asnjëra s’ka nxjerrë përgjegjësitë e veta, por fajin ja kanë hedhur tjetrës. Na vodhën votat. Me lekët e krimit blenë vota. Duhet pranuar se jemi në rrugë kryq! Jo vetëm në krizën ekonomike, por dhe në korrupsionin varfëri, paga, pensione, punësim e kudo. Krimi po na godet rëndë, duke përfituar dhe nga kriza politike që po kalojmë. Të majtët s’po mundin t’na sigurojnë krahas të tjerave dhe qetësinë. Në 120 ditë janë vrarë 30 njerëz! Ky është bilanc lufte.

Opozita mendon e kërkon!

Një platformë, një strategji, që në format nga më të ndryshme po e zbaton në jetë. Kuptohet ka një mbështetje të fortë të elektoratit të saj që kohet e fundit është shtuar e fuqizuar. Kjo dhe nga zhgënjimet që ka nga qeverisja e të majtëve. Koalicioni opozitar po vepron me bashkëpunim, mirëkuptim të plotë. Kryesorja është se koalicionit opozitar, pretendon se është sot mazhoranca e re politike, numerike dhe morale në vend. Regjistrimi në zgjedhje dhe pjesëmarrja në zgjedhje do të bëhet, vetëm kur të ketë vërtet zgjedhje dhe jo një farsë kriminale dhe kushti për këtë mbetet largimi i Edi Ramës nga qeveria dhe një qeveri tranzitore. Për qetësinë e munguar, për situatat e krijuara, do të ishte e arsyeshme dëgjimi i opozitës e jo tallja me të e krijimi i një togë krahasimesh që e acarojnë e jo e qetësojnë atë! Për hapjen e negociatave që flitet kaq shumë e kemi fjalën “për një fejesë“ të thjeshtë. “Martesa”, do vite për t’u njohur më mirë, ndryshe “lajmësia prishet!” Kërkesën e lutjet tona për këtë “fejesë” e shtynë në shtator. Sipas DW, mësohet nga qarqet politike pranë CDU-së, afati kohor që nga publikimi i raportit të progresit të BE-së, më 29 maj deri në samitin e BE-së në qershor nuk mjafton për të marrë një vendim për çeljen e negociatave. Tani të kthehemi në vend. Në mesin e krizës partitë e vogla po përdorin të njëjtin skenar për të dalë ashtu si dy vite më parë. Edhe në 17 maj të vitit 2017 pas çadrës së opozitës përpara Kryeministrisë ishin partitë e vogla ato që iniciuan një tryezë me kreun e shtetit që më pas u zhvendos në një takim ‘kokë më kokë’ Rama-Basha për të arritur marrëveshjen që PD dhe aleatët e saj të futeshin në zgjedhje. Për këtë tani s’bëhet fjalë! Kjo do të thotë se ‘i vogli bënë punë të madhe, veçse duhet dëgjuar “ Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha u tregua për herë të parë i hapur për t’u ulur në tryezë dialogu me kryeministrin Edi Rama, një thirrje e përsëritur e kreut të qeverisë, por që këtë radhë, lideri demokrat e artikuloi si dakordësi të plotë me aleatët e tij, me kushtin e vetëm qeveri tranzitore e zgjedhe të lira e të ndershme pa Edi Ramën Kryeministër. Ky është kushti kryesor e i pa negociueshëm i opozitës! Opozita futet në zgjedhjet kur .. ? Garantimi i zgjedhjeve të lira, të cilat nëse mungojnë përbëjnë rrezik për stabilitetin demokratik, sipas tyre, kërkojnë vetëm vullnetin politik dhe përgjegjshmërinë e Qeverisë dhe jo ndryshime në Kodin Zgjedhor. Goditje e strukturave politike dhe kriminale të përfshira në shitblerjen e votës, intimidimin e votuesve dhe manipulimin e zgjedhjeve. Ndalim i presionit qeveritar mbi drejtësinë për t’i hapur rrugë hetimit të bashkëpunimit mes krimit të organizuar dhe pushtetarëve për manipulimin e zgjedhjeve. Pajisje e shtetasve me letërnjoftime, skema lehtësuese dhe hetim penal i falsifikimeve të letërnjoftimeve. Regjistrim i adresave të të gjithë shtetasve dhe hartim me integritet i listave të zgjedhësve. Shkëputje e lidhjes së policisë me krimin, goditje e policëve të inkriminuar, angazhim i policisë kundër krimit zgjedhor dhe garantim i sigurisë në zgjedhje. Vullneti politik është parakusht për zgjedhje të lira e të ndershme, por varet sa e s’i zbatohet? Një qeveri që nuk ka vullnet për zgjedhje të lira, përbën rrezik për stabilitetin demokratik. Të eliminohet përfshirja e krimit të organizuar në bashkëpunim me qeverinë në shitblerjen e votës dhe presioni mbi zgjedhësit. Gjithashtu dhe presioni mbi administratën dhe abuzimi me burimet shtetërore. Shitblerja e votës përbën korrupsion zgjedhor. (krim i rëndë – Kodi Penal 2017) Ky fenomen kriminal cenon lirinë e votës. Fakt është se një sondazh i financuar nga Bashkimi Evropian gjeti se 20% e zgjedhësve në Shqipëri pranuan se janë prekur nga shitblerja e votës. Qeveria tymos ushtroi presion mbi punonjësit e administratës publike. Listat të kenë adresë të saktë, mbase ato të parat kishin 270 mijë zgjedhës pa adresë. E keqja është, njëra s’tërhiqet e tjetra s’lëshon! E për të gjitha këto është populli që i paguan! Mirëkuptimi do të ishte në të mirë të vendit për të mos shkuar në destabilizim, kaq i padëshiruar nga të gjithë. Dihet se sherret s’janë për mirë! Po qe se nuk pranohen ka shumë mundësi, që “uthulla e fort ta çajë enën e pastaj vaj me detet s’i do vej puna ?!”