Ilmi S. Qazimi: Kur qeveria hesht, krimi  bën përshesh…

167
Sigal

 

Krime që lindin nga  nevojat e bosëve për të superpasuruar dhe hallexhinjve të varfër, që duan të mbijetojnë. Thelbësisht është sistemi ekonomiko-shoqëror capitalist, që pjell çdo ditë krim dhe kriminelë.

 Shpesh e më shpesh, në atdheun tonë të dashur, shohim e dëgjojmë vrasje me plumb, thikë, makinë…Thuajse përditë  publikohen me bujë vjedhje, arrestime dhe përdhunime. Nga 12 faqet disa të përditshme mediatike , tetë faqe i kanë më këto lloj informacionesh. Nuk mjaftojnë kaq, por del edhe Top Chanel me një lloj tjetër krimi shpirtëror të çngjyrosur që emërtohet “Big Bradher VIP”. Dhe i thuren lavde e dithirambe sikur kjo lloj shfaqje që meriton fjalën ‘monstruoze’, qenka ajo që u ka munguar shikuesve  shqipfolës!? Krimi vendos kamera nëpër tërë Shqipërinë dhe filmon rehat-rehat veprimet e policisë për muaj  të tërë; a thua nuk di gjë qeveria? Krimi qëllon kundër një ndërtese madhore të xhamtë ku brenda e jashtë saj punojnë për të fituar bukën e gojës afër 3500 persona duke nisur që nga roja me tre turne i cili paguhet si mos më keq. Këtu vritet roja dhe autorët nuk gjenden dot?! Por media, më tepër reklamon vetëm xhamat e vrimosur  nga 26 plumbat e aspak nuk qan hallin e fukarait roje që la tre fëmijë  pa baba!?

“Ti më vrave e unë të vrava” –thuhet me vepra, me thikë e me dyfek, në Kavajë ditën  në shesh! A thua se nuk kanë dijeni aspak segmentet administrative e policore të qeverisjes vendore për këta vrasës?

FacebookËhatsAppTëitterEmËshtë e papranueshme që tek ne  makina shtypëse e shtetit nuk punon kundër kriminelit,por vetëm kundër varfanjakut?  A ju kujtohet që në këtë hark kohor, ndodhi edhe  ajo e pabesueshmja: burgoset nëna lehonë se nuk kish paguar një gjobë të konvertuar duke lënë foshnjën pesëditëshe në shtëpi dhe nuk paskemi asnjë mundësi që të kapim autorin e 26 plumbave   kundër një pallati të xhamtë?

Po lexojmë e dëgjojmë ngushëllime e urime, deri edhe fjalime lakonike e filmike nga qeveritarë, kryetarë e anëtarë të kabinetit femëror të z.Edi Rama, edhe të shkallarëve të tjerë partiakë të majtë. Por,realisht, ata kanë një hall  tjetër më të madh: që të fitojnë zgjedhjet e 14 majit e nuk kanë nge të merren me luftën kundër krimit as atij rastësor, as atij të organizuar!Për krimet që ‘këndojnë’ thuajse çdo ditë tek ne, e djathta e çakërdisur, (që i ushqen me fjalët, bëmat dhe qëndrimet e saj,) ia hedh fajin Edi Ramës, kur në realitet ajo është  e fundosur fund e krye në krim,paçka se  i ka humbur vula!Daljet e përditshme nëpër ekrane të të njëjtës figurë pa fytyrë e fytyrë me lloj-soj fytyrash si ajo e Sali Berishës, është kthyer në një ndotje akustike dhe mjedisore.Mund të quhet një zhurmues kryesor në korin e  sinkronizuar me të gjithë antishqiptarët, madje herë-herë edhe me disa nga ish-qeveritarët,-kudo ku janë e ku nuk janë.  Edhe më tej lindin pyetjet legjitime: kush e drejton krimin sot në Shqipëri, po qeveria dhe  opozita çfarë roli luajnë? Veças apo bashkë? A mos vallë  kasta e politikanëve tashmë mbi tridhjetvjeçarë  është mbështetëse direkte e tërësisë së krimeve që shpien në humbje të kaq shumëjetësh njerëzore?

Natyrshëm thuhet se krimi, tek e fundit, është pasqyrë e gjëndjes morale dhe ekonomike të shoqërisë në një kohë e vend të caktuar.  Në një vend si ne, ku ka  një polarizim të tejskajshëm  në mirëqenie, një kaos të paimagjinuar në punët shtetërore ku përqindja më e madhe e nëpunsave shikojnë  vetëm fitimin mbi rrogë e jo cilësinë e punës, domosdo që edhe krimi gjen shesh e bën përshesh. Nuk bëhet fjalë fare për ndërgjegje dhe përgjegjshmëri në detyrën e besuar. Jo! Këto dy fjalë janë harruar krejt. Të shumtëve asqë iu shkon mendja se  çfarë pasojash sjell moskryerja e detyrës  shtetërore  ashtu si e ka ligji dhe rregullorja.Kur dënohet kryetari i bashkisë, çfarë do presësh nga  nëpunësi apo nga i papuni? Ja kjo është pasyrë  e  qeverisjes, së cilës krimineli ia ka pirë lëngun ose pi   shampanjë tok me të.

Thelbësisht është sistemi ekonomiko-shoqëror kapitalist që pjell çdo ditë krim dhe kriminelë. Është pabarazia shoqërore , mënyra e jetesës dhe shtërzimet e një shoqërie që synon të kthehet tërësisht, nga socializëm ku synohej barazia-ashtu në varfëri relative- në një shoqëri ku themeli i tërëçkaje është prona private mbi mjetet e prodhimit  dhe mënyrat e mbrapshta të shpërndarjes së të mirave materiale. Kështu që, në këtë nivel të zhvillimit të forcave tona prodhuese do të ketë gjithsesi krime që lindin nga  nevojat e bosëve për të superpasuruar dhe hallexhinjvetë varfër që duan të mbijetojnë. Kësisoj krimi tek ne do të jetë i pranishëm tërë kohën që shteti ynë do të jetë kapitalist. Çështja është që qeveria të  mund të marrë masa për ta zbutur  atë dhe pasojat e tij. Dhe mundësitë i ka sepse kryeministri, në këtë sistem qeverisës, ka edhe gurin edhe arrën në dorë,në të gjitha rastet. Në raport me  titullarët e tjerë më të lartë ai ka shumë detyrime, të drejta kushtetuese e  të thjeshta morale, pra shumë  mundësi reale që të ndihmojë luftën kundër krimit individual, rastësor apo të organizuar.Tërë këto  krahas me veprimet e rrepta tëorganeve të drejtësisë  të pushtetit ligjzbatues.

Po vallë a e bën dhe si e bën kryeministri ynë detyrën e tij për të luftuar krimin? Mendoj se nuk e bën mirë! Ai me aq sa shihet nga populli i thjeshtë, i anashkalon qetazi këto situata. Ashtu siç u prononcua ashpër për krimet  e strukturave mafioze angleze ndaj emigrantëve tanë, përse nuk  hidhet në sulm kundër kriminelëve vendas, me tërë arsenalin qeverisës? Aktualisht nuk mund të themi  se ‘qeverinë e ka kapur krimi për fyti’, por  qeveria me hallkat e saj duhet të punojë shumë më tepër, në çdo orë të 24 orëshit e jo me stilin ‘një herë  në mot del e kullot’.

Ne që jemi mbi shtatëdhjetë e pesë vjeç kujtojmë se në brezin tonë të gjithë kishim armë dhe bënim zbor e stërvitje për të vrarë. Por asnjë krim nuk u bë me ato armë! Dhe kur them asnjë nuk gaboj. Të rrallët që vetvriteshin ishin viktima të vetes, sepse e ndjenin  fajin e bërë dhe i jepnin fund të shkurtër jetës. I gjithë populli ishte ushtar me armë në krah, por asnjë ushtar nuk ia drejtoi armën popullit. Prisnim armikun që të na sulmonte. Ne mbrojtëm paqen e kërcënuar, por nuk vramë as njeri- tjetrin e as kënd tjetër. Fjala ‘krim’ kishte shtrirje të ngushtë si ata qëvidhnin, që tentonin të arratiseshin, që cënonin  nderin e ndonjë vajze, që delnin hapur apo fshehur kundër vijës së partisë. Nga fundi i viteve 1975 deri 1985 pati ekzagjerime dhe vrasje që nuk duhej të kryeheshin ,pati veprime të pafalshme si mbetje të luftës klasore brenda llojit, por për atë kohë plotësisht të argumentuara. Gjithsesi krimi ishte i tulatur dhe i ndëshkueshëm që në embrion. Sistemi ekonomiko-shoqëror nuk pillte krim, por ndëshkonte rëndë të gjithë llojet e krimeve, pavarësisht se kush ishte personi, nga karrocier deri anëtar i byrosë politike.

Kurse tani klasa sunduese, (pra borgjezia e re shqiptare, servile e plotë e Perëndimit dhe ndonjëri edhe i Lindjes), krimit ia  kultivon embrionin dhe i përgatit kushtet për rritje, zhvillim dhe masivizim. Kur analizohet një ngjarje, tek ne, rrallë herë përdoret metoda dialektike, ku duhet së pari të përcaktohen shkaqet e pastaj të delet tek pasojat. Niveli i ndërgjegjes shoqërore tek punonjësit e strukturave tona ligjore, ligjvënëse dhe ligjzbatuese  është shumë i ulët, edhe pse prokurorët e gjykatësit marrin paga shumë të larta në raport me të tjerët. Shikoni rastin flagrant: polici që kryen detyrën e patrullimit duke ndëshkuar një shkelës anatemohet, dënohet dhe madje i privohet liria, kurse, ndërkohë shkelësit që mori atë që meritonte, o vdekjen o plagosjen, larvdërohet dhe lartvlerësohet?! Kjo është paradoksale. Ose rastet e tjerate por të rralla, por ama janë raste shqiptare: vriten katër policë në Durrës, në pamje kot së koti, por në fakt për sa e sa mungesa?! Dhe tjetri rast, burgoset në Shkodër gruaja lehonë duke lënë fëmijën pesëditëshe në shtëpi, sepse nuk paskësh paguar në afatin e caktuar një gjobë…?! Këto shembuj sjellin dobësim të situatës së besimit tek drejtësia e policia, për rrjedhojë i japin sheshpamje të gjerë dhe fushë qitjeje të lirë krimit. Dhe për disa vite, tek ne janë vrarë  në krye të detyrës 422 djem nënash, që kryenin detyrën e policit, për të marrë një pagë për të mbajtur fëmijët që tashmë mbetën jetimë!?  Si mund të themi se qeverisjet janë të shëndosha me këto shifra vdekjesh?

Të shumta janë  tek ne krimet që iniciohen nga bosët e dollarit apo të politikës. Po kush u dënua prej tyre? Nuk ka emra! Vrasësit me pagesë kanë qenë e do të jenë, sepse i kultivon sistemi i fitimit të parasë me çdo mjet e në çdo rrethanë. Por për deri sa mungon dënimi me varje, krimi në vendin tonë vështirë se do të minimizohet. Është mjeti me më shumë efekt edukues, edhe pse mund të cilësohet prej ndokujt si ndëshkim ekstrem.