Hyqmet Zane: Refleksione të hidhura që na kanë humbur në kohë historike

115
Sigal

 

Fakti që jemi të rrethuar nga shtete jo miqësore ndaj kombit tonë vetëm e vetëm pse në përqindjen e madhe jemi të besimit musliman, kjo ka bërë edhe copëtimin teritorial përmes të quajturave “Fuqive të Mëdha” europiane ka shkaktuar negativitete kombëtare. Më keq akoma kemi provuar genocide të pashëmbullta dhe shumë nga atdhetarët me emër të këtij kombi kanë thënë se kisha serbe dhe ajo greke kanë luajtur një rol armiqësor ndaj kombit shqiptar.

Në një statistikë të fundit thuhet se “Shqipëria në këto 20 vjetët e fundit shënon mezatarisht 20 përqind të popullsisë së saj që jeton në nivele të varfërisë absolute. Përballë një realiteti të tillë, kur kemi humbur një përqindje të konsiderueshme të popullsisë që ka ikur nga vendi dhe një përqindje e tillë që jeton në varfëri absolute, a mund të thuhet se është dëmi më i madh që i është shkaktuar këtij vendi? Me plot gojën duhet thënë se përgjegjës për këtë është politika. Sa herë që kërkojmë dhe shpresojmë të bëhet diçka e mirë siç edhe premtohet, punët bëhen më keq se ishin.

Përballë këtyre të vërtetave, të imagjinosh se çfarë pasojash tragjike më të mëdha ka pasur kombi shqiptar, i cili ka humbur kohë historike në dekada e shekuj për të ruajtur tërësi tokësore, identitet mbarëkombëtar dhe dinjitet njerëzor, që e kemi pasur në lashtësi e në shekujt e mëvonshëm. Fakti që jemi të rrethuar nga shtete jo miqësore ndaj kombit tonë vetëm e vetëm pse në përqindjen e madhe jemi të besimit musliman, kjo ka bërë edhe copëtimin teritorial përmes të quajturave “Fuqive të Mëdha” europiane ka shkaktuar negativitete kombëtare. Më keq akoma kemi provuar genocide të pashëmbullta dhe shumë nga atdhetarët me emër të këtij kombi kanë thënë se kisha serbe dhe ajo greke kanë luajtur një rol armiqësor ndaj kombit shqiptar. Më e keqja është se këtë rol ajo po e luan edhe sot e kësaj dite.

Ne shqiptarët e sotëm kemi në krye të Kishës Ortodokse Autoqefale Shqiptare një grek me kombësi dhe ai drejton si kryepeshkop besimtarët ortodoksë dhe që gjithnjë ka tëndencën e futjes së frymës greke në mesin e shqiptarëve ortodoksë. Si nuk e ka brejtur një herë ndërgjegja këtë njeri që e njeh mirë historinë e kombit tonë dhe krimet që kanë bërë në emër të kishës priftërinjtë grekë.

Duke u diktuar nga origjina ime, dua të them se edhe sjellja e kishës greke në Çamëri dhe në Shqipërinë e Jugut, por edhe nga studimet që janë bërë dhe nga ato që kam lexuar them me bindje se nga udhëheqësia që i ka bërë kisha dhe priftërinjtë grek ndaj shqiptarëve, janë të pa shlyera nga kujtesa para varfërisë, që vazhdon në mënyrë permanente. Këtë na e thotë Konica kur shkruante “Ju rrëfej grekët” apo Fan Noli që ka pasur beteja me kishën greke e deri sot. Nga këto kisha priftërinj janë përdorur në të gjitha krimet monstruoze mbi shqiptarët, ndaj burrave atdhetarë. Ky model antishqiptar i sjelljeve të priftërinjëve grekë ka qenë edhe ndaj shqiptarëve të Kosovës nga fryma kriminale e priftërinjve serbë e sllavë në tërësi.

Kështu ka ndodhur edhe ndaj mësuesve të gjuhës dhe atdhetarëve shqiptarë të Rilindjes Kombëtare, po ashtu siç ka ndodhur ndër shekuj siç edhe na e ka shkruar në publicistikën e tij i madhi Faik Konica me ato ngjarje drithëruese. Po kështu ndodhi edhe gjatë luftës ballkanike pas shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë, që priftërinjtë frymëzonin në emër të institucionit të tyre udhëhiqnin masakrimet vetëm e vetëm pse ishin shqiptarë dhe mendonin dhe flisnin shqip, vetëm pse ata atdhetarët dhe figura të shquara të kombit ishin shqiptarë dhe jo grekë apo serbë.

Lind pyetja: Pse kjo ndjesi e ortodoksisë ndaj shqiptarëve sido që të ishin muslimanë, apo të krishterë sidomos. Janë të fiksuara në kujtesën tonë historike emrat e mësuesve që nga Dhaskal Todri dhe deri tek Petro Nini Luarasi, Papa Kristo Negovani etj. Nga gjithçka kam lexuar dhe jam informuar ky ka qenë modeli i priftërinjve grekë në tokën shqiptare që helmonin çdo patriot shqiptar. Kështu ndodhi edhe në masakrat në Panarit, kështu ndodhi edhe në Korçë apo masakra eHormovës në të gjithë Shqipërinë e Jugut. E dukshme dhe e spikatur është fryma e urrejtjes dhe udhëheqja që i bënë këta priftërinj masakrave në Çamëri. Ata kanë emra dhe njihen paudhësitë e tyre kriminale. Ndër klerikët e implikuar me krimet në Çamëri mund të përmend :

– Dhespoti i Janinës Spiridhoni në bashkëpunim me zv/prefektin e Gumenicës vendosën internimin e 5000 çamëve nga 14-70 vjeç në ishujt e Egjeut etj.

– Mitropoliti i Paramëthisë në pabesi me Napoleon Zervën kryen masakrën e Paramëthisë e të gjithë Çamërisë në vitet 1944-1945.

Çuditërisht këta priftërinj dhe shumë si këta nuk pësuan asnjë hakmarrje, sepse shqiptarët nuk ishin kriminelë. Më keq akoma që shteti grek nuk ka kërkuar një herë të falur ndaj gjithë kësaj vazhdimësie shekullore të krimeve të priftërinjve grekë ndaj shqiptarëve.

Këto duhet t’i dijë apo t’ia thonë kryeministrit të sotëm që siç thotë ai është ortodokso – katoliko – myslimano – hebre se në librat e shenjtë asnjëherë nuk flitet për hakmarrje të njeriut ndaj njeriut, porse për këta kriminelë kishte një orientim fashist dhe shovinist. Janë po të njejtat vepra që kanë bërë serbët në Bosnje dhe në Kosovë dhe sot e gjithë ditën këta priftërinj dhe kishat e tyre janë ideologjia dhe filozofia e oretodoksisë që udhëheqin turmate  besimtarëve kundër kombeve të tjerë.

Nuk është thjesht varfëria që na përsëritet kohë pas kohe nga politikat e gabuara qeverisëse sidomos kjo e sotmja, por është fakti që shqiptarët po ikin për ‘ti shpëtuar edhe varfërisë, edhe humbjes së kohës së tyre të një jete me andrrallat e një turp-politikës në dëm të jetës. Prandaj jemi të varfër, ndaj dhe çdo qeverisje duket si vasale e tendencave keqbërëse të fqinjëve tanë.

Një realitet i sotëm

Ne shqiptarët e sotëm kemi në krye të Kishës Ortodokse Autoqefale Shqiptare një grek me kombësi dhe ai drejton si kryepeshkop besimtarët ortodoksë dhe që gjithnjë ka tëndencën e futjes së frymës greke në mesin e shqiptarëve ortodoksë. Si nuk e ka brejtur një herë ndërgjegja këtë njeri që e njeh mirë historinë e kombit tonë dhe krimet që kanë bërë në emër të kishës priftërinjtë grekë. E them këtë sepse e Anastas Janullatos është me kombësi greke dhe drejton KOASH në Shqipëri. Këtij njeiu do të duhet t’i dalin në ëndërr dhe të faniten shpirtrat e atyre shqiptarëve që kanë ikur në botën tjetër në mënyrë kriminale nga priftërinjtë bashkëkombas grekë të Janullatosit.

Si trashëgimtar nga Çamëria jonë shqiptare, e njoh mirë këtë realitet dhe me emra dhe me të bërat e tyre në krimet, që kanë bërë ndaj banorëve autoktonë të Çamërisë. A duhet të kërkojë ndonjëherë falje ky Janullatos si besimtar i Zotit, apo besimi është një maskë për të fshehur antishqiptarizmin? Po që po, por vetë ky Janullatos është një vazhdues i veprës së priftërinjëve që dimë dhe citova më sipër dhe që në ndonjë rrethanë të favorshme do të përsërisnin këtë kriminalitet siç e kanë bërë kohë pas kohe paraardhësit e tij. Është një krim i madh mos nderimi nga ana e KOASH i të madhit Fan Stilian Nolit, atij mendimtarit që mbajti meshën e parë në gjuhën shqipe në Boston në fillimin e shekullit XX, apo që nuk përmendet kryepeshkopi i parë Visarion Xhuvani, apo Kristofor Kisi vetëm e vetëm se ata janë shqiptarë dhe nuk pajtoheshin me frymën greke dhe antishqiptare.

Vangjeli i fillim shekullit XX e shumë e shumë si ai janë modeli i çdo prifti grek apo edhe serb njëkohësisht dhe nuk ka maskë që tua fshehë atyre fytyrën e vërtetë të antishqiptarizmit dhe eskluzivisht kundër besimtarëve muslimanë që ka me shumicë Shqipëria, Kosova dhe Çamëria.

Kaledari ynë historik është një altopolant për shtetarët dhe qeveritarët shqiptarë për të pasur parasysh sa herë që vijnë shtetarë dhe zyrtarë grekë dhe që në çdo rast do takojnë kryepeshkopin Janullatos. Asgjë të keqe nuk ka këtu. Por ata bëjnë ca kërkesa që e fyejnë kombi shqiptar dhe asnjë nga këta zyrtarët tanë nuk ka hapuir gojën dhe nuk ka thënë një fjalë kur Himara dhe Dropulli na mbushen me “andarttë” të rinj të shoqëruar nga priftërinj, që vijnë nga Athina me platformën “Vorio-Epir”. Dhe ne i kemi në kujtesën tonë historike edhe Peshkëpinë, edhe 1997-ën, edhe 2003-in edhe Belerin dhe bashkëkombasit e tyre si Kostandin Kacifas, po ashtu si dimë historikisht se çfarë ka bërë greku Shën Kozma Etoliati në shekullin e 18-të në kohën e Ali Pashë Tepelenës.

Epilog

Për të gjitha këto refleksione të thëna shqiptarisht, institucionet e larta shkencore si Akademia, apo Institute prestigjoze nuk kanë mbajtur qëndrime të prera a thua se janë palë me modelin grek të sjelljes shqiptare, apo kanë lejuar që këtij kombi t’i humbasë koha historike e kapjes së shtetit për të përparuar. Nuk është thjesht varfëria që na përsëritet kohë pas kohe nga politikat e gabuara qeverisëse sidomos kjo e sotmja, por është fakti që shqiptarët po ikin për ‘ti shpëtuar edhe varfërisë, edhe humbjes së kohës së tyre të një jete me andrrallat e një turp-politikës në dëm të jetës. Prandaj jemi të varfër, ndaj dhe çdo qeverisje duket si vasale e tendencave keqbërëse të fqinjëve tanë.