Falja e detit nga Rama/ Mos i humbisni këto ‘perla’ nga Agim Xhafka

293
Lajmi për faljen e detit nga kryeministri Edi Rama vazhdon të dominojë debatin në median sociale. Përpos shumë memeve ironike, bien në sy statuset mjaft pikante të gazetarit Agim Xhafka. Lexoni më poshtë disa prej tyre.
Sigal

**

Shkova të rinovoja kartën e identitetit.

-Si të quajnë?- më pyeti një gocë e bukur.

-Agim.

-Shkruaje Agimis – i tha asaj një çun që ishte te tavolina ngjitur.- Se pas dy javësh lagjen e këtij e kap zgjerimi i Greqisë në 12 milje.

***

-Vere orën me grekun, më tha Calja.

-Pse?

-Se lagjen tuaj e përfshin zgjerimi 12 milje.

***

Rama po përdridhet për 12 miljet e detit si ai punëtori që doli nga uzina me një tub të gjatë hekuri nën sqetull.

-Ku e çon?- e pyeti roja.

-Kë mo?

-Këtë tubin. Nuk e sheh, ja ku e ke. Është më i gjatë se ty.

-Ua, ua, ua. Unë nuk di gjë. Ma paska vendos dikush poshtë sqetullës pa më njoftuar fare, në fshehtësi të plotë. Ua, ua, ua…

***

-Sa det na ngeli tani që u zgjerua greku 12 milje?

-Një rrip i ngushtë uji. Të lutemi që Veliaj mos na i bëjë korsi biçikletash.