Jep dorëheqjen o katruve!

634
Sigal

Nga Arben Llalla

Nuk dihet se çfarë duhet t’i ndodhë ende plakut të Surrelit që të bindet t’i hapë rrugën zgjedhjeve të lira. Nuk duhet ndonjë shkencë e madhe politike që të kuptohet se imituesit të Ismail Qemalit i ka marrë m… shalët.

Shuplaka që mori nga Brukseli është kusht i mjaftueshëm dhe i domosdoshëm që qaramani i së enjtes para Kujtim Gjuzit nuk ka më kurrfarë rruge tjetër; veç të ikë dhe t’i lërë shqiptarët të lëpijnë plagët që u ka çelur ky njeri kobzi.

Nuk e ka fajin euroskepticizmi si po mundohet të na e shesë plaku me brekushe. Franca, Holanda, Danimarka, Gjermania me kushte nuk ia hapin derën një pushteti që ka mbushur Europën me drogë, krim dhe banditë. Nuk e duan eksportuesin më të madh të refugjatëve në kohë paqeje. Shqiptarët po hahen me sirianët kush i mbin më shumë në derë për azil këtyre vendeve.

Nuk ka si të ftohet në Europë një qeveri që vjedh sistematikisht qytetarët e vetë me PPP-të e famshme. Sa më shumë i thotë Banka Botërore dhe Fondi Monetar Ndërkombëtar që të heqë dorë, aq më shumë e hap thesin aktori i Ermal Mamaqit.

Ka shumëfishuar administratën publike. Paguan nga katër e pesë vetë për një vend pune. Gjysëm milioni të ikur në moshën më aktive për punë ia kanë nxjerrë piramidë skemën e pensioneve. Merr borxh që të paguajë rroga dhe pensione. Me këto të pabëra që po i shpik koka e shogët, kriza greke ka për të na u dukur lule. Mjerë ata që do e marrin pushtetin pas tij! Patatja e nxehtë në duart e tyre hall do jetë që të ftohet. Vendi është shitur sikur me qenë kurvë dhe ky ka gojë e bën mesazhe filmike si mjekërrcjap.

Kushedi sa e mallkon Zaevi që bëri ç’i thanë, por nuk e dinte që të keqen e kishte tek ato që i thonin zavallit fqinj.