Evdal Nuri: Festa e  fëmijëve  të  varfër, të dhunuar  e të trafikuar !

297
Sigal

Desha ta sqaroj që në fillim. E kam fjalën për ata fëmijë, që i përgjigjen titullit.  Në përqindje e në raport me popullsinë përbën një shifër jo të vogël. Ditë më parë u zhvillua takimi:”Trafiku i qenieve njerëzore në Ballkan”. Midis të tjerave presidenti Meta theksoi se trafikantët synojnë personat me vështirësi ekonomike. Janë ende 100 mijë persona që trafikohen në Ballkan, ndërsa 17% e viktimave në BE janë nga vendet tona të rajonit. Ka vend për përmirësime dhe viktimat e trafikimit duhet të trajtohen si viktima krimi. Del detyrë të forcojmë bashkëpunimin për këtë fenomen shqetësues të trafikimit të qenieve njerëzore. Pak histori për këtë festë. Festa e fëmijëve u vendos në 1 qershor, të vitin 1925, sepse në këtë datë është mbajtur Konferenca Botërore e Mirëqënies të Fëmijëve në Gjenevë.

Si është situata në vendin tonë?

 1-Hatëherë të gjithë kemi qenë fëmijë. Në përputhje me moshën, kushtet social- ekonomike e kemi kaluar pastër. Lodra të thjeshta nga më të ndryshme për vajza dhe djem. Vajzat loznin me litar,  kuklla, djemtë me topa recke, kala dibrançe e tjera. Ishte fëmijëri pa ndikime negative nga celulari, televizori, s’kishte ngacmimet seksuale, dhune, presione, lypsa , punë. Por dhe kjo festë ishte e politizuar me vjersha dhe këngë për partinë.

2- Tani. Për këto ndikime negative tek fëmijët tanë janë zhvilluar dhe ndonjë protestë, por pa ndikim në të gjithë të këqiat që vrejmë . Prindërit duke mos i kuptuar të këqiat që sjell përdorimi i celularëve, televizori  kompjuteri në moshë të vogël i kanë dëmtuar të parët, e kanë lejuar të shohin pamje të tilla të papranueshme për moshën. Në vitet që po jetojmë, na janë shfaqur disa dukuri negative të dhunës në të gjithë format e saj, s’i ajo seksuale, fizike, droga, duhani, trafikimi, lypja, punësimi, që më parë edhe emri s’i dihet.

3– Dhuna seksuale  një nga format më të këqija të abuzimit ndaj fëmijëve. Ajo paraqet shkelje të drejtpërdrejtë të të drejtave të tyre. Dhuna është gjithashtu një sulm moral dhe etik ndaj vlerave tona më të çmuara. Është e njohur se dhuna seksuale dhe dhuna e ushtruar në bazë të përkatësisë gjinore, më së tepërmi ndodh në mjediset ku mungojnë të drejtat njerëzore. Me dhjetra fëmijë kanë rënë pre e ngacmimit dhe dhunës seksuale. Dhuna ndaj fëmijëve, veçanërisht dhuna seksuale, është një nga format më të këqija të abuzimit ndaj fëmijëve dhe paraqet shkelje të drejtpërdrejtë të të drejtave të tyre Kjo dhunë çon në shqetësime fizike dhe emocionale, dhe shpesh humbje të parevokueshme të dinjitetit dhe vetëbesimit.  Shqipëria tashmë është mbërthyer nga rastet e dhunës dhe shfrytëzimit seksual ndaj fëmijëve. Sipas raportit BECAN të paktën 1 nga 10 fëmijë në Shqipëri është viktimë e dhunës seksuale.

UNICEF shpreh shqetësimin e tij të thellë lidhur me rastet e fundit të dhunës së rëndë ndaj fëmijëve. “Dhuna ndodh në familje dhe ne nuk shohim që po ndodh dhuna. Dhuna në gjithë format e saj ndodh në dyer të mbyllura dhe institucionet nuk shohin. Dhuna ndaj fëmijëve është në nivel të lartë dhe është e padukshme. Në asnjë rast në psikologji nuk është e pranueshme dhuna te fëmijët dhe në asnjë mënyrë kjo nuk tregon rezultat, përkundrazi vetëm dëme.

4-Trafikimi. Vendi ynë mbetet vendi me numërin më të lartë në Europë të fëmijëve të trafikuar! Një numër gjithnjë e më i madh i fëmijëve po rrezikohen nga trafikimi dhe shfrytëzimi për qëllime seksuale dhe ekonomike. Mbretëria e Bashkuar, Franca, Italia dhe Belgjika mbeten vendet kryesore, ku fëmijët nga Shqipëria, trafikohen për qëllime të shfrytëzimit seksual dhe punë të detyruar nga rrjetet e krimit të organizuar, drogës dhe prostitucionit. Në Ditën Ndërkombëtare të fëmijve vendi ynë mbetet ende një qendër e organizimit të trafikimit të fëmijëve, sidomos fëmijëve vajza, duke ofruar shumë pak mundësi për mbrojtjen e tyre. Raportet e disa qeverive në Bashkimin Europian dhe të organizatave joqeveritare ndërkombëtare përllogarisin se mbi 5000 fëmijë nga Shqipëria janë viktima të trafikimit ndërkombëtar. Vetëm Mbretëria e Bashkuar deklaron se çdo vit mbi 600 persona nga Shqipëria janë viktima të trafikimit drejt këtij vendi, shumica vajza. Shqipëria e ka shumë të lartë dhe përqindjen e fëmijëve, që ikin me prindërit e tyre, teksa grupmosha 0-13 vjeç zënë 26 % të totalit. 70% e fëmijëve shqiptarë janë dhunuar në familje!  Rreth 120 fëmijë raportohen çdo vit në Shqipëri të humbur dhe të zhdukur prej familjeve të tyre. Këto shifra janë një këmbanë alarmi, jo vetëm për prindërit, por mbi të gjitha për institucionet shtetërore, publike dhe shoqërinë tonë.

5-Varfëria detyron fëmijët të punojnë në Shqipëri.  Afro 50 mijë fëmijë jo vetëm romë të moshës së mitur punojnë. Mbi 600 fëmijë nuk shkojnë në shkollë për arsye të gjakmarrjes! Në këtë përfundim ka dalë organizata ndërkombëtare në mbrojtje të fëmijëve “Save the Children” e cila ka vlerësuar aksesin e të vegjëlve në kujdesin shëndetësor, arsim dhe mbrojtje nga praktikat e dëmshme si puna, martesat dhe shtatëzanitë e hershme në 176 vende të botës, ku Shqipëria mban vendin e 61. Sipas të dhënave të Qendrës për mbrojtjen e të drejtave të fëmijëve (CRCA, 7% e fëmijëve punojnë, ndërkohë që 12 mijë kanë braktisur shkollën. Pjesa më e madhe e fëmijëve punojnë në aktivitete rruge si lypje apo shitje. Një pjesë punon në punë të rënda si miniera dhe ndërtimi. CRCA thotë se rreth 50 mijë fëmijë punojnë në Shqipëri. Vërehen se mungojnë të dhënat aktuale për përdorimin e fëmijëve në format më të rënda të punës. Sipas raportit 87,5 % e fëmijëve nga mosha 5 deri 14 vjeçare punojnë në agrokulturë, 9,6% në shërbime dhe 2,9% në industri. Punët që kryejnë fëmijët në agrokulturë nuk janë të identifikuara ndërkohë që në shërbime ata punojnë kryesisht në shitje, larje makinash, lustrime këpucësh, punë në hotele, restorante. Në industri fëmijët punojnë në miniera , në nxjerrjen e kromit, në ndërtim, në industrinë e tekstilit, peshkim, call center. Po raporti flet për përdorimin e fëmijëve edhe në aktivitete ilegale si vjedhje, trafikim droge, përdorim si korrierë droge, dhe mbledhje e përpunim kanabisi. Këto shifra janë një këmbanë alarmi, jo vetëm për prindërit, por mbi të gjitha për institucionet shtetërore, që hartojnë programe në teori, por në praktikë s’bëhet aq sa dhe s’i duhet! Dhuna ndër breza mund të jetë pasojë e dhunës në fëmijëri. Nga trajtimi që i bëhet fëmijës kur të rriten, mund të bëhet dhe painiciativë, i frikësuar, paguxim, pakurajo, i nënshtruar para kujtdo, por shpesh dhe agresiv i pamotivuar e i rrezikshëm.. Shumë shpesh është e natyrshme që prindërit të jenë mbrojtës ndaj fëmijëve. Kur një fëmijë është në telashe,por një qëndrim tepër mbrojtës nuk është gjithmonë pozitiv dhe shpesh ka pasoja në rritjen emocionale të fëmijëve dhe autonominë e tyre. Roli i prindërve është të kujdesen për fëmijët e tyre, t’i mirëpresin, por edhe t’i lënë të lirë në vendimet dhe gabimet që do të bëjnë. Vetëm në këtë mënyrë ata mund të bëhen vërtet të rritur të përgjegjshëm. Sigurisht që prindërit duhet të mbështesin dhe motivojnë fëmijët e tyre, pa i zëvendësuar ata në zgjedhjet e tyre. Edhe nga kjo analizë e shkurtër mbi pasojat  është e qartë sesi ndërlidhen efektet negative mendore e fizike  tek fëmijët tanë!

                                   Evdal    Nuri