Bujar Nishani: Qeveria e Edi Ramës hesht me këtë spastrim dhe dhunim ndaj shqiptarëve në Luginën e Preshevës

252
Prej disa ditësh përfaqësuesit politik të shqiptarëve në Luginë të Preshevës kanë denoncuar fshirjen e adresave të popullsisë shqiptare nga regjistrat e gjendjes civile, në këtë hapsirë të tyre etnike.
As më shumë e as më pak kjo një metodë e pastër e spastrimit etnik të Shqiptarëve nga Serbia.
Jo vetëm kaq, por si i vetmi shembull i turpshëm në të gjithë Ballkanin, shqiptarët në Luginën e Preshevës dënohen prej autoriteteve serbe për mbajtjen e flamurit të tyre kombëtar në ambjentet e institucioneve lokale ku ata janë shumicë dhe autoktonë në atë hapsirë.
Natyrisht që nuk është për tu çuditur nga sjellja shoviniste ndaj pakicës shqiptare atje.
Ajo që është edhe më skandaloze, e turpshëme dhe e papranueshme është heshtja dhe pajtimi me këtë spastrim dhe dhunim ndaj shqiptarëve në Luginën e Preshevës, prej Qeverisë së Edi Ramës në Shqipëri.
Tentativa për t’ja lënë këtë barrë vetëm Kosovës është burracakëri e rilindsave në Shqipëri.
Kosova edhe pse një shtet i ri dhe me shumë dyer ende të pahapura në dinamikën ndërkombëtare, përsëri ka folur e flet çdo ditë, denoncon dhe e prezanton këtë diskriminim pareshtur.
Por përgjegjësia kryesore dhe më e madhe i takon Shqipërisë.
Heshtja dhe fshehja e turpshëme e Qeverisë së Edi Ramës, në fakt flet shumë, për këdo që tashmë e ka kuptuar pengmarrjen e kësaj qeverie prej Serbisë.
Imagjinoni se çfarë do të kishte ndodhur nëse kjo situatë do të kishte ndodhur ndaj minoritetit grek në Dropull të Shqipërisë ??? !!!!
Por as në Parlamentin e turpit nuk guxon askush e nuk dëgjon një zë qe t’i ulërasë mbi kokë kësaj qeverie antikombëtare për t’a detyruar të reagojë ndaj një krimi të rëndë, siç është spastrimi etnik, në këtë rast jo me tanke e gjenocid por me vendime politike qeveritare e forcë policore.
Por një Qeveri e Parlament që nuk guxojnë të padisin në Strasburg Raportin shpifës të Dick Marty dhe vetë mashtruesin Dick, nuk mund të veprojnë kundër padronëve të vet në Beograd !
Shqipëria është anëtare e Këshillit të Evropës, anëtare (e prej një viti drejtuese) e OSBE, anëtare e OKB, (si dhe anëtare e Këshillit për të Drejtat e Njeriut në OKB), anëtare dhe prezente në shumë instrumenta ndërkombëtare që e kanë për mision mbrojtjen e lirive dhe të drejtave themelore të njeriut.
Asnjë demarsh, asnjë kërkesë, asnjë mocion, asnjë iniciativë, asnjë përpjekje prej Shqipërisë, as në Këshillin e Evropës, as në OSBE, as në OKB e askund tjetër për këtë lloj të ri të spastrimit etnik të shqiptarëve prej Serbisë.
Kjo sjellje e qeverisë socialiste në Shqipëri, nuk është thjesht e turpshëme por nje akt tradhëtie.
Nuk është thjesht paaftësi e padije e rilindsave por realiteti i një qeverie të marrë peng !
Prandaj ju duhet sot e përgjithmonë shqiptarofobëve kjo lloj qeverie në Shqipëri.
Kjo është qeveria që duhet larguar sa më parë !
#TëRingremëShqipërinë 🇦🇱
Sigal