Nuk është Stokholmi, zgjidhet qyteti ku do të mbahet Eurovision 2024

89
Sigal

Të gjithë prisnin që edicioni i 68-të i Eurovision të organizohej në Stokholm, por jo! Vitin që vjen kompeticioni ndërkombëtar i muzikës do të organizohet në Malmo të Suedisë.

Organizatorët shprehen se qyteti bregdetar në jug të vendit është zgjedhur pas dialogut me disa qytete.  Arena e Malmos do të presë në skenë gjysmëfinalet në datat 7 dhe 9 Maj 2024 si dhe finalen më 11 Maj.