Ja kush është kuzhinieria shqiptare që ‘ushqen’ të ftuarit e ‘Sanremos’

E ftuar ditën e sotme në një emision ka qenë kuzhinierja shqiptare Silvana Musej, e cila po gatuan për të gjithë personazhet VIP të ftuar dhe pjesëmarrës në Festivalin e Sanremos.

Musej ka treguar se është duke përgatitur një sërë recetash, të konsultuara më parë edhe me stafin e saj, teksa e ka konsideruar grupin e punës si një familje që bashkëveprojnë për një qëllim.

NOA

Gjithashtu, kuzhinierja shqiptare ka treguar se personazhi i njohur për të cili ka gatuar dhe i ka shërbyer ka qenë aktori dhe këngëtari i njohur italian Gianni Morandi.

“Jemi një grup, si familje. Ne po mundohemi të organizojmë në mënyrë sa më të mirë këtë edicion.

Gjëja më e veçantë që ka ndodhur është se kam qenë duke shërbyer pjatat tona jo vetëm duke gatuar. Emocioni më i veçantë që klienti e merr kënaqësinë direkt. Nuk kemi një recetë më të vështirë, sepse jemi konsultuar më parë për këtë gjë. Personazhi më i famshëm që i kam shërbyer është Gianni Morandi“- tha Silvana Musej.

Silvana Musej nga Kavaja është kuzhiniere profesioniste në Itali.

Ajo jeton prej 23 vitesh në Piemonte dhe është zgjedhur të gatuajë për këngëtarët dhe të ftuarit e “Festivalit të Sanremos”, mes shefave më të mirë të kuzhinës italiane.

Silvana është po ashtu fituese e medaljes së argjendtë në konkursin kombëtar për “Lady Chef” në Itali.

Image