Monika Kryemadhi: Ndiqni se si lëvizin paratë, për të kuptuar arsyen e vërtetë përse Rama nuk i ndalon pagesat e inceneratorëve

236
Sigal

Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi ka zbuluar skemën se si po vidhen paratë e shqiptarëve me anë të inceneratorëve dhe krijimit të firmave fantazmë për të mos paguar TVSH-në.

‘Ja se si Rama ka krijuar mekanizmin për të fryrë kostot e inceneratorëve në mënyrë fiktive. Përmes këtyre kompanive të angazhuara edhe ne vjedhjen e TVSH-se.

Ndiqni se si lëvizin paratë, për të kuptuar arsyen e vërtetë përse Rama nuk i ndalon pagesat e inceneratorëve.

Ndërkohë që bizneset e shqiptarëve mbyllen dhe mbyten në gjoba nga tatimet për kupona tatimorë, kompanitë e lidhura me inceneratorët vjedhin paratë e shqiptarëve, mbushin xhepat e pushtetarëve dhe bëjnë evazion fiskal, të pashqetësuar nga mburoja politike e grupit të strukturuar kriminal.

Ne do vijojmë të zbardhim të vërtetën për publikun. Karriera politike e kujtdo në qeveri apo bashki, nuk mund të shërbejë si presion ndaj drejtësisë që ajo të ndihet e intimiduar për tj shkuar deri ne fund zbardhjes.

Uroj që ky informacion i radhës, bashkë edhe me faktet e tjera që kemi publikuar më parë, t’i shërbejnë SPAK për të rivendosur sa më shpejt të drejtën e qytetarëve në vend.

SPAK dhe drejtësia duhet të gjejë forcën ti shërbejë interesit të qytetarëve, jo kriminalitetit të pushtetarëve!’, shkruan Monika Kryemadhi në Facebook.

Image