Aksident në Elbasan, dy automjete bëhen copë, plagosen dy gra

322
Sigal

Aksident në Elbasan. Ngjarja ka ndodhur në mesditë në aksin rrugor Labinot Fushë-Xibrakë, ku janë përplasur dy automjete, ndërsa kanë mbetur të plagosura dy gra.

Makinat kanë pësuar dëmtime të shumta, duke u shkatërruar plotësisht. Dy të plagosurat janë dërguar në spital ku mësohet se ndodhet jashtë rrezikut.

Për shkak të përplasjes është krijuar trafik në zonë, ndërsa policia ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.