Ja cilat janë vendet më të këqija për të fshehur paratë tuaja

511
Sigal

Të gjithëve na ka ndodhur një herë në jetë të fshehim paratë tona në ndonjë vend të çuditshëm. Por sipas statistikave të bëra,vendet që ne na janë dukur më të fshehta janë ato më të gabuarat.

1-Dysheku është vendi më i mirë për të fjetur, por jo për t’i fshehur paratë, sepse është vendi më tradicional ku njerëzit në epoka të ndryshme kanë fshehur paratë, pra vendi i parë që kontrollohet.

2-Mos i groposni paratë në kopshtin tuaj, sepse gjasat që komshiu t’iu shikojë në çdo orë të ditës janë të mëdha.

3-As qeset e rrobave apo ushqimeve nuk janë një vend i sigurtë, madje këtu lekët mund të merren gabimisht.

4-Harrojini edhe çantat e vjetra bashkë me kuletat e vjetra, aty edhe mund të vidhen edhe mund të hidhen padashje në plehra nga mamaja juaj.

5-Nëse mendoni se koshat e rrobave të palara janë vendi ideal, atëherë sapo keni dështuar me imagjinatën tuaj, ajo e hajdutit është para jush në këtë rast.

6-Mbrapa një kornize apo një pikture duket si vend tundues, por realisht është më tundues për hajdutët ose edhe thjesht vizitorët, imagjinoni një lëkundje të vogël dhe paratë dalin vetë.

7-Po ashtu mos fusni para në dollapë apo sirtarë, janë vendi i preferuar që fëmijët duan të gërmojnë dhe të luajnë.

8-Kutitë dhe kasafortat e vogla janë objekti ndodhsha më i pasigurtë. Ajo është e vogël dhe nëse dikush kërkon të vjedhë e merr atë pa u menduar gjatë se çfarë ka brenda.