Whatsapp bie në të gjithë botën

8012
Sigal

Padyshim që Whatsapp është një nga aplikacionet e njohura të mediave sociale në botë, por duket se këtë mbrëmje ka pasur probleme. Mësohet se ky aplikacion ka rënë në të gjithë botën, ndërkohë që përdoruesit e tij nuk mundën që të shpërndanin mesazhet e tyre. Numri i raporteve të këtij problemi janë bërë përmes platformës Twitter, ku përdoruesit kanë treguar se kanë vështirësi në dërgimin dhe pranimin e mesazheve përmes WhatsApp. Fillimisht aplikacioni ra në versionin e tij desktop, më pas shfaqi probleme edhe në spartphone. Deri më tani nuk ka asnjë komunikim zyrtar në lidhje me këtë çështje.