Të dielën përsëriten zgjedhjet në Rrogozhinë, burgu kërkon të votojë, por KQZ “i mbyll derën”

38
Sigal

Ashtu siç është përcaktuar, të dielën në Bashkinë Rrogozhinë do të përsëriten zgjedhjet, pasi rezultati 14 majit u quajt i pavlefshëm duke u kontestuar votat e burgut. Këtë herë është vendosur të mos votohet në burgje, edhe pse Burgu i Rrogozhinës ka bërë një kërkesë në KQZ që të votohet,  kjo e fundit duket se i ka “mbyllur derën.”.

Përfaqësuesit ligjorë të koalicionit Berisha-Meta kundërshtuan rezultatin e 14 majit, kur u shpall fitues Edison Memolla, kandidati i PS, me argumentin se kutia e fundit që i dha fitoren atij ishin votat e të burgosurve.

KQZ pranoi kërkesën për rinumërim dhe nga hapja e kutive diferenca e socialistit me kandidatin e koalicionit “Bashkë Fitojmë” Shkëlqim Hoxha u ngushtua nga 30 në 21 vota.

Të dielën përsëriten zgjedhjet në Rrogozhinë,

Të dielën përsëriten zgjedhjet në Rrogozhinë,