Një grup nga Arabia Saudite tundon Lautaron me 240 milionë euro

87
Sigal

Sipas një raporti nga Amerika Latine, Lautaro Martinez ka pranuar një ofertë joreale prej 240 milionë eurosh nga një ekip i Arabisë Saudite.

Nuk kanë fund ofertat e skuadrave të Arabisë Saudite për yjet e futbollit botëror. Këtë herë ishte radha e Interit Lautaro Martinez për të marrë një ofertë astronomike nga bota arabe.

Cesar Luis Merlo ka zbuluar se agjenti i sulmuesit 25-vjeçar argjentinas ka informuar klientin e tij se ai ka marrë një ofertë nga një ekip i Arabisë Saudite, që përfshin një kontratë katërvjeçare me vlerë deri në 60 milionë euro në vit. Gjithsej 240 milionë euro për katër vite.

Lautaro Martinez ende nuk i është përgjigjur as pozitivisht ose negativisht këtij propozimi, kështu që klubi arab nuk i është drejtuar Interit për negociata të mëtejshme.