Tetë nga dhjetë pacientë gënjejnë tek mjeku – Pse nuk tregojmë të vërtetën

222
Sigal

Në një grup prej 10 pacientësh, 8 nga ata gënjejnë para mjekut. Kjo del nga një studim i Universitetit të Utah Health, i cili tregon se 80 për qind e pacientëve pranojnë se nuk janë të sinqertë kur vizitohen.

Ka disa arsye për këtë por më të përhapurat janë gënjeshtrat për të bërë një përshtypje të mirë ose për shkak të turpit në deklarimin e së vërtetës.

Ti nuk duhet të më gënjesh mua se nuk jemi të martuar bashkë! Kështu Dr. House i foli një pacienti gjatë vizitës së parë mjekësore në një nga filmat më të famshëm me temë nga mjekësia.

Pse gënjejmë mjekun? Në një nivel racional kjo nuk ka kuptim, madje gënjeshtra ndaj mjekut mund të jetë vetëm një telash.

Pikërisht sepse nuk i ofron atij mundësinë për të kuptuar, ndihmuar dhe shëruar pasi devijohet nga e vërteta.

Por qenia njerëzore nuk ka vetëm logjikë dhe jeta jonë ofron plot situata që nuk kanë të bëjnë me arsyetimin logjik.

Frikë se mos zhgënjejmë mjekun

Ky është një nga përfundimet e studimit nga Universiteti i Utah që dëshmon një marrëdhënie aspak transparente.

Turpi, sikleti, ndjenja e fajit, por edhe arsye ekonomike që mundohemi t’i fshehim para mjekut janë disa nga konkluzionet.

Studimi i Universitetit të Utah tregon se tetë nga dhjetë vetë, nga 4,500 të ekzaminuar, gënjejnë mjekun.

Pacienti gënjen për t’i shpëtuar gjykimit të profesionistit. Shpesh edhe thjesht për t’u dukur më mirë.

“A pini duhan?” – “Natyrisht jo”. “A i keni bërë ushtrimet?” – “Çdo ditë”. “A i keni marrë ilaçet? – Nuk i harroj kurrë”. “Po ushqimi?” – “E kam merak të ha shëndetshëm”. “Përdorni narkotikë?” – “Kurrën e kurrës”.

Këto janë vetëm disa nga përgjigjet e pavërteta që u ofrohen mjekëve dhe që i bëjnë pacientët të duken si Pinokë.

Mjekët kanë hundë të dallojnë erën e duhanit dhe sy për të parë mbipeshën e pacientit.

Si mund të rregullohet marrëdhënia me mjekun?

Sigurisht është e nevojshme që të sensibilizohet pacienti, i cili duhet të kuptojë se gënjeshtra në zyrën e mjekut ka këmbë edhe më të shkurtra se në fusha të tjera.

Por nuk është vetëm qëndrimi i pacientit që ai duhet të ndryshojë. Numrat alarmues të lëshuar nga hulumtimet nga studimit tregojnë se ndoshta pala mjekësore duhet të reflektojë.

Mjeku nuk duhet të duket gjykues dhe duhet të detyrojë pacientin të “rrëfejë vetëm të vërtetat”, duke nxitur marrëdhënien e drejtpërdrejtë dhe duke u angazhuar në komunikim gjithmonë të hapur.

Por gënjeshtrat para mjekut nuk janë vetëm të huaja. Ekipi i AgroWeb ndërmori disa intervista me mjekë shqiptarë dhe rezulton se edhe pacientët vendas janë të prekur nga mostregimi i të vërtetës.

Mjekët raportuan një mori rastesh të çuditshme dhe ngulën këmbë tek vështirësia për të vendosur diagnoza të sakta vetëm prej mungesës së transparencës nga pacientët.