Situata me zjarret, flakët jashtë kontrollit mbi tunelin e Kalimashit. Pritet ndërhyrja nga ajri

198
Sigal

Dita e sotme ka sjellë një përmirësim të situatës së zjarreve në disa pjesë të vendit. Zjarri i rënë mbrëmë në pyjet e Voskopojës është drejt shuarjes. Vatra e zjarrit e rënë dje në pyjet me pisha të Krushovës është pothuajse drejt fikjes. Rënia e intensitetit të flakëve ka ardhur edhe si pasojë e temperaturave të ulura gjatë natës.

Në terren janë punonjës, zjarrfikës dhe forca të armatosura që kanë nisur punën që në 5 të mëngjesit, ku ka ende dy vatra të vogla aktive një në pyjet e Krushovës dhe një në fshatin Gjonomadh.

Në Gjonomadh, zjarr i cili ka rënë qysh ditën e djeshme, janë 10 trupa zjarrfikëse të cilat janë duke u përpjekur për të izoluar flakët.

Edhe në fshatin Gjorgos të Fier situata është përmirësuar ndjeshëm ku flakët janë vënë në kontroll dhe po mundohen të shuhen nga zjarrfikësja.

Vatër aktive ka edhe në Corush të Mallakastrës, por pa probleme të mëdha.