Protesta e 11 majit/ Gjykata e Tiranës jep masën e sigurisë për 50 protestues.

469
Sigal

Gjykata e Tiranës ka dhënë masën e sigurisë për 50 protestues. Në vendimin e gjykatës u mor masa e “arrestit me burg” për 20 protestues.

Për 11 protestues u dha masa “arrest shtëpie” dhe për 19 të tjerë masa e sigurisë “detyrim paraqitjeje”.

Protesta e 11 majit, zhvilluar nga opozita e bashkuar u kritikua edhe nga ambasadat  në vendin tonë. Ndërkombëtarët deklaruan se në atë protestë është përdorur dhunë.