Nëse shalqiri ka këto shenja, hidheni menjëherë!

50
Sigal

Më shumë se 90% e shalqirit është ujë, gjë që do të thotë se është një hidratues i mirë për ditët e nxehta të verës. Për më tepër, është i pasur vitaminë C, A, fibra dhe kalium. Po flasim për një shalqi të mirë. Si ta dalloni se çfarë do të blini ose çfarë keni blerë?

Para se ta blini:

Forma dhe zhurma: Një shalqi i mirë është mbi të gjitha oval. Godisni lëkurën e frutit me gishta; nëse zhurma është e mbytur atëherë ai është i pjekur sa duhet. Nëse zhurma është boshe atëherë është më i pjekur se sa duhet.

Bishti: Nuk duhet të jetë i thatë, pasi kjo do të thotë se shalqiri është vjelur kohë më parë. Nëse bishti është i butë dhe prej tij del lëng pothuajse portokalli, atëherë do të thotë që fruti është i freskët.

Lëkura: Duhet të jetë e trashë më pak se një centimentër, pasi më shumë tregon se shalqiri është ende i papjekur. Mos ngurroni nëse në lëkurë ka ndonjë njollë të verdhë, pasi është zona e cila qëndronte në tokë gjatë rritjes.

Ngjyra: Në rastin e lëkurës dihet që ajo duhet të jetë e gjelbër, ndërsa brenda e kuqe e ndezur. Vini re edhe farat, ato duhet të jenë të zeza, pasi farat e bardha janë tregues i një fruti të papjekur.

Prova e gërvishtjes: Provoni të hiqni pak lëkurë me thua, nëse ajo ikën lehtësisht do të thotë që fruti është i duhuri dhe i pjekur.

Pasi e keni blerë:

1. Lëkura e verdhë (e brendshme) është shenjë e përqendrimit të lartë të nitrateve: Ndaj kur ta prisni frutin, dijeni se kurrsesi nuk duhet të ketë lëkurë të verdhë apo vija të bardha në brendësi.

Nëse shalqiri ka këto shenja, hidheni menjëherë!

2. Shiko nëse shalqiri ka vrima: Disa njerëz besojnë se këto vrima s’janë gjë tjetër veçse gjurmë të lëna nga insektet dhe jo prani nitratesh, por ju, për të mirën tuaj qëndrojuni larg.

Nëse shalqiri ka këto shenja, hidheni menjëherë!

3. Mos e hani shalqirin që ka një zemër të madhe, por të zgavërt: Në rast se zemra është bosh apo siç themi ne “ka rënë” kjo tregon se fruti është tepër i pjekur ose përmban hormone. Nëse një shalqi shumë i pjekur mund të jetë vetëm pak i hidhur dhe kaq, një shalqi që ka hormone mund të shkaktojë helmim. Kjo është arsyeja përse të mos e konsumoni kurrsesi frutin në rast se është në një gjendje të tillë.

Nëse shalqiri ka këto shenja, hidheni menjëherë!

4. Futeni një pjesë të zemrës në ujë, pak para se ta konsumoni frutin: Me një truk të vogël mund të kontrolloni fare thjeshtë përqindjen e nitrateve në shalqi. Merni një enë dhe mbusheni me ujë në temperaturën e dhomës. Lëreni për pak kohë dhe në rast se uji ka marrë ngjyrë rozë të lehtë, flakeni shalqirin pa e menduar dy herë.

Nëse shalqiri ka këto shenja, hidheni menjëherë!