Sigal

Çdo vit i ri na sjell një tendecë të re ngjyrash. Ndërsa afrohet viti 2019, tendeca më e re e flokëve janë disa nuanca shumë të bukura të bjondes. Pra themi, e vetmja dritë që do shihni në ditët e zymta të dimrit.

1. Bjondja klasike

Emma Stone eksperimenton gjithmonë me tonet e kuqe dhe bjonde, por mesa duket gjithmonë kthehet në ngjyrën klasike të luleshtrydhe-bjonde. Merrni shembull nga aktorja dhe mundohuni ta theksoni me një ton sysh.

2. Xhinxher

Megjithëse Kate Bosëorth njihet për flokët e saj të bardhë, ajo ndryshoi plotësisht kur leu flokët e saj me një ngjyrë të kuqerremtë pak të zymtë për këtë sezon.

3. Rrënjë të kundërta

Ngjyra e flokëve të Beyonce është përzierja perfekte e ngjyrës së bakrit me atë të luleshtrydhes. Rrënjët e kësaj ngjyre i japin flokëve një pamje tjetër.

4. Nuancë bakri

Blake Lively nuk eksperimenton shumë me ngjyrën e flokëve të saj. Këtë herë, i ka shtuar një nuancë të kuqe bjondes. Kjo është perfekte për të gjitha bjondet që nuk duan të largohen shumë nga ngjyra e tyre.

5. Nuanca bjonde

Nuancat bjonde në fund të flokëve, si Adele, i japin fytyrës një pamje tjetër. Ato e bëjnë fytyrën tuaj të duket më e freskët dhe flokët më me shkëlqim.