Sigal

Rreth 800 pasagjerë kanë mbërritur sot në portin e qytetit bregdetar të Vlorës nga Italia për të kaluar festën e Krishtlindjes dhe Vitit të Ri.

Drejtori i Portit të Vlorës, tha se “në prag të festave ditën e sotme ka pasur një numër më të madh të udhëtarëve, që kanë vijnë në Shqipëri për të kaluar festat e fundvitit”.

Sipas tij, ky është fluksi më i madh i udhëtarëve që nga koha e sezonit veror.
“Trageti nuk ka pasur vonesë dhe fluksi i udhëtarëve ka qenë i përballueshëm nga ana e policisë kufitare, ku përveç 8 sporteleve, ku 4 janë për pasagjerë dhe 4 për makina kemi shtuar edhe 2 të tjerë për kontrollin e dokumenteve në ditët e fundit të vitit”.

Drejtori i Portit bëri të ditur se edhe gjatë sezonit të verës është punuar me 10 sportele, për përballimin e fluksit të udhëtarëve. Porti i Vlorës është i dyti në vend për nga madhësia, pas atij të Durrësit.