Sigal

Pas ‘zgjimit’ të vullkanit Etna, Stromboli ka rifilluar aktivitetin e saj. Departamenti i Mbrojtjes Civile ka urdhëruar kalimin në nivelin e alarmit “të gjelbër”.

Kalimi në nivelin e ri alarmues përfshin aktivizimin e fazës operacionale të “vëmendjes” sipas parashikimeve të planit kombëtar të emergjencave për ishullin Stromboli.

Bazuat tek të dhënat e Institutit Kombëtar të Gjeofizikës dhe Vullkanologjisë në Departamentin e Shkencave Tokësore të Universitetit të Firences, kanë vënë në gatishmëri autoritetet vendase.
Kujtojmë se Etna nisi aktivitetin e saj shpërthyes në kraterin jug-lindor ditën e djeshme. Pas aktivizimit të këtij vullkani u regjistruan rreth 130 lëkundje tërmeti, më i forti me magnitudë 4.