6 shenja që tregojnë se keni një shtëpi të rrëmujshme – ja si t’ia dilni mbanë

41
Sigal

Sado ne përpiqemi që të mbajmë rregull dhe pastërti në shtëpitë tona, sërish janë disa shenja që tregojnë se në fakt ju keni shumë rrëmujë në hapësirën ku jetoni çdo ditë.

Mund të keni riorganizuar gardërobën, të keni sistemuar objekte të ndryshme në sirtarë, por ka disa elemente të pashmangshme që tregojnë se shtëpia jua po “mbytet” nga rrëmuja.

Këtu janë disa këshilla të vlefshme për ju sesi të shpëtoni nga kjo situatë:

6 shenja që tregojnë se keni një shtëpi të

#1 Rregullimi po ndikon në shëndetin tuaj mendor

Nëse rrëmuja po ndikon negativisht gjendjen tuaj, kërkoni mbështetjen profesionale që ju nevojitet. Filloni të ndërmerrni hapa të vegjël për të rregulluar rrëmujën, me mbështetjen e ndonjë kompanie profesionale pastrimi.

6 shenja që tregojnë se keni një shtëpi të

# 2 Shihni shumë objekte në sipërfaqe

Nëse keni rroba të grumbulluara në komodinë ose në pjesën e pasme të një karrigeje, kjo është koha që të merreni seriozisht me sistemimin. Blini një varëse rrobash dhe filloni sistemimin e tyre në dollapë.

6 shenja që tregojnë se keni një shtëpi të

#3 Rregullimi po ndikon në punën tuaj

Pavarësisht nëse punoni nga shtëpia apo në zyrë, rrëmuja nuk duhet të prekë kohën e dedikuar për punën. Nëse kjo ndodh, duhet të merrni masa për pastrim dhe sistemim më të detajuar në çdo hapësirë.

#4 E gjeni veten vazhdimisht duke pastruar

Nuk ka asgjë të keqe që të pastroni shpesh, por kur ju e bëni këtë dhe sërish ka shenja të rrëmujës, atëherë duhet të ndryshoni metodën e rregullimit dhe sistemimit në shtëpi.

6 shenja që tregojnë se keni një shtëpi të

#5 Rrëmuja po ndikon në angazhimet e përditshme

Nëse jeni ulur në tavolinë për të ngrënë, por shihni rrotull shumë rrëmujë në kuzhinë, kjo është shenja që ju duhet të merreni seriozisht me rregullimin dhe pastrimin për të rifituar një hapësirë të pastër dhe të rregullt.

#6 Sirtarët e dollapët janë të tejmbushur me rroba

Ka disa sekrete organizimi dhe mbajtja e një shtëpie të pastër dhe të rregullt, e nëse ju shihni kudo mbingarkesë me rroba, sende dhe objekte është koha që të merrni vendime. Kujtojini vetes se më pak artikuj ju lehtësojnë jetën, lodhjen dhe ankthin e vendimmarrjes, për t’ju dhënë më pas një ndjenjë rregulli dhe qetësie.