Sekuestrohet makina e të dashurës së Laert Haxhiut, dyshimet e policisë

36
Sigal

Policia e Lushnjës, me kërkesë të Prokurorisë së Elbasanit sekuestroi makinën tip GLK në përdorim të Klea Gjatës, vajzës që u arrestuar në kuadër të operacionit “Kurrë mos harro”, e cila kisha lidhje me Laert Haxhiun.

Burime nga Policia e Lushnjës bëjnë me dije se makina ishte në emër të nënës së saj, ndërsa është sekuestruar edhe një aparat celular që mund të ndihmoj në zbardhjen e bisedave të saj me Haxhiun nga burgu i Janinës.

Policia e Lushnjës, me kërkesë të Prokurorisë së Elbasanit sekuestroi makinën tip GLK në përdorim të Klea Gjatës, vajzës që u arrestuar në kuadër të operacionit “Kurrë mos harro”, e cila kisha lidhje me Laer Haxhiun.

Burime nga Policia e Lushnjës bëjnë me dije se makina ishte në emër të nënës së saj, ndërsa është sekuestruar edhe një aparat celular që mund të ndihmoj në zbardhjen e bisedave të saj me Haxhiun nga burgu i Janinës. 27-vjeçarja Klea Gjata u arrestua në kuadër të operacionit “Kurrë mos harro”, si e dyshuar për veprat penale “Përkrahja e autorit të krimit” dhe “Moskallëzimi i krimit”.

“Kurrë mos harro” është megaoperacioni që çoi në pranga 12 persona, 4 në kërkim që akuzohen për 6 vrasje, 5 shpërthime me tritol, grabitje me dhunë dhe 3 tentativa për kryerje vrasjesh.

Policia e Shtetit i zbardhi këto krime falë të penduarit, Artan Tafani, 39-vjeçari anëtar i grupit të Laert Haxhiut, kundërshtar i Aldo Bares.